04 Gusht 2020

ALLED 2, projekti që po mbështet dhe përgatit të rinjtë për tregun e punës

Prishtinë, 7 korrik - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka pritur në takim, Gunther Zimmer, udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të Agjencionit Austriak për Zhvillim (ADA), për të diskutuar rreth ecurisë së projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED 2”, që financohet nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia Austriake për Zhvillim.

“Projekti ALLLED 2” po vazhdon të ndihmojë zhvillimin e arsimit dhe të aftësimit profesional në vendin tonë, gjithnjë në funksion të mbështetjes së të rinjve tanë, për të qenë sa më të përgatitur për tregun e punës”, ka thënë ministri Reçica.

Ministri Reçica e ka falënderuar udhëheqësin e Zyrës Koordinuese të ADA-së, Gunther Zimmer për gjithë kontributin e tij dhe qeverisë austriake që ndër vite ka dhënë për qytetarët e Kosovës.

Gjithashtu, ministri Reçica ka shprehur gjithë gatishmërinë tij dhe të MPMS-së për të vazhduar bashkëpunimin rreth projekteve me interes të përbashkët.​

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Gusht 2020

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Salla e seancave plenare, ora 9:00)

 

- Riccardo Serri, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë do të dorëzojë 30 Ventilatorë të ICU, 200 Pulse Oximeters dhe 20 makina elektrokardiografike Ministrisë së Shëndetësisë në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream on facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Mbahet takimi konsultativ rreth procesit për përgatitjen e programit të reformave në ekonomi 2021 - 2023. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)