29 Mars 2024

AKP transferon në Buxhetin e Kosovës shumën prej 55 milionë euro

Prishtinë, 30 prill - Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku u azhurnua mbi zhvillimet dhe aktivitetet e fundit  gjatë muajit mars, ku diskutoi për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor dhe morri vendime të rëndësishme.

Në këtë takim Bordi i Drejtorëve miratoi propozimin për fillimin e procedurave të transferimit të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 55,015,326.00 milion euro.

Me këtë transferim të mjeteve nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, shuma e cila është kaluar në Buxhetin e Republikës së Kosovës deri më tani është 381,734,330.00 milion euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)