28 Mars 2024

AKP shperndan 20 % edhe për 9 ndërmarrje të privatizuara

Prishtinë, 8 mars - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), sot ka dhënë instruksionet te Banka Qendrore e Kosovës për bartjen e një pjese të mjeteve në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për punëtorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore, të cilat janë privatizuar më herët.

Këtë vendim, AKP e ka marrë bazuar në strategjinë mbi përshpejtimin e shpërndarjes së parakohshme të shumës së 20 % ndaj punëtorëve, të miratuar nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Ndërmarrjet për të cilat është bërë shpërndarja e 20%-it janë këto: KNI Ramiz Sadiku - Prishtinë, KHT Kosova – Prishtinë, Energomontimi - Prishtinë, 16 Qershori - Deçan, Aromatik - Prizren, Ramiz Sadiku - Prizren, Fabrika për Përpunimin e Kërpudhave dhe Fryteve Pyjore - Keqekollë, Stacioni Bujqësor – Gjakovë dhe  Kosovatrans - Kamenicë

Shuma e përgjithshme e shpërndarë për këto nëntë ndërmarrje është 3.030.816,89 euro, ndërsa numri i përgjithshëm i punëtorëve që përfitojnë në total është 1594 punëtorë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)