13 Gusht 2020

AKP ka shitur deri me tani 2065 asete

Prishtinë, 14 korrik - Agjencia Kosovare e Privatizimit publikoi në faqen e saj të internetit (kapitulli Raportet) Raportin e azhurnuar me listën e privatizimeve të ndërmarrjeve shoqërore dhe të shitjeve të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore të realizuara deri më 1 korrik 2020.

Sipas Raportit, janë gjithsej 2065 asete te shitura deri më tani. Më së shumti asete të shitura ka pasur në rajonin e Prishtinës, gjithsej 572, pastaj vjen rajoni i Pejës me 481 shitje të realizuara, Prizreni me 376 shitje, në rajonin e Gjilanit janë realizuar 362 privatizime dhe në rajonin e Mitrovicës janë shitur 274 asete.

AKP dëshiron që përmes këtij njoftimi të ri-theksoj përkushtimin për ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies para opinionit publik për gjithë procesin e privatizimit dhe likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore që është i një rëndësie të veçantë për administrimin e mirë të aseteve në pronësi shoqërore dhe rritjen e vlerës së tyre.

Listat e publikuara do të azhurnohen periodikisht, ndërkaq ftohen palët e interesit që në rast të vërejtjeve në saktësinë e shënimeve të publikuara, të dërgojnë me shkrim vërejtjet e tyre në zyret rajonale të Agjencisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00) 
   
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. Në rend dite edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)  

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)   

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)   

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. (Komuna e Gjilanit, ora 12:00)