23 Prill 2024

AKP i fton mërgimtarët të blejnë prona në procesin e privatizimit

Prishtinë, 27 korrik - Agjencia Kosovare e Privatizimit i uron mirëseardhje në vendlindjen e tyre bashkatdhetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit, me dëshirën që t’i kalojnë ditët sa më mire në familjet e tyre.

Mërgata ka bërë shumë për atdheun e tyre në të gjitha periudhat. Kontributi i tyre financiar e humanitar, është shumë i fuqishëm dhe falë këtyre investimeve, ndikohet në zhvillimin socio-ekonomik e kulturor të vendit tonë.

Kosova, si shtet në ndërtim, ka nevojë akoma më shumë për investimet e mërgatës, për punën, përkushtimin dhe në veçanti përvojën e tyre.

"Mërgimtarët tanë kanë krijuar kompani të shumta shumëkombëshe të fushave të ndryshme dhe udhëheqin suksesshëm me to dhe kjo i jep shpresë Kosovës se kapitali i tyre, përvoja e tyre dhe përkushtimi që kanë për të investuar në vendlindje do të sjellë zhvillim ekonomik edhe më shumë, do të krijohen vende të reja pune për rininë tonë dhe do ta bënte Kosovën një ekonomi konkurruese me vendet e rajonit", thekson AKP.

Për më tepër, do ta bënte Kosovën vend atraktiv edhe për fëmijët e tyre dhe ardhmërinë e shtetit në përgjithësi!

Pikërisht në këtë kohë të vizitave të mërgimtarëve tanë, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka nxjerrë në shitje 137 asete/njësi atraktive të ndërmarrjeve shoqërore në Republikën e Kosovës, të cilat paraqesin një mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë. Këto prona/asete janë të përfshira në valën e fundit, Shitja e Aseteve me Likuidim nr.49, ndërkohë që AKP ka thjeshtësuar akoma më shumë procedurat e ofertimit me ndryshimet që u janë bërë Rregullave të Tenderit, duke mundësuar lehtësime për procesin e ofertimit.

Agjencia fton të gjithë të interesuarit, që të vizitojnë ueb faqen e AKP-së, apo të vizitojnë zyrat e AKP-së dhe të konkurrojnë për t’u bërë pronar të tokave, lokaleve e aseteve që janë në shitje.

 AKP iu garanton se gjithë procesi do të zhvillohet me transparencë të lartë, kurse pronat e blera do t’u dorëzohen blerësve të lira pa ndonjë shfrytëzues brenda tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)