28 Mars 2024

AKP i fton komunat për bashkëpunim ndërinstitucional

Prishtinë, 7 qershor – Agjencia Kosovare e Privatizimit i njofton të gjitha Komunat  e Republikës së Kosovës se është në fazën e spastrimit të aseteve me pengesa ligjore apo për ato asete të cilat për nga natyra dhe destinimi u tyre janë të përshtatshme për përdorim për interes të përgjithshëm publik.

Qëllimi i AKP-së është koordinimi dhe bashkëpunimi në rregullimin ligjor të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, memorialë etj) dhe projekte tjera në shërbim të qytetarëve.

Prandaj, komunat ftohen të interesohen për këto asete duke kontaktuar Agjencinë që ti koordinojmë veprimet dhe procedurat e nevojshme ligjore me AKP-në, në realizimin e transformimit pronësor të këtyre pronave shoqërore për interes publik.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)