02 Mars 2021

AKB ka 14 kërkesa për Qeverinë dhe partitë politike

Prishtinë, 21 janar - Aleanca Kosovare e Bizneseve, i kërkon Qeverisë së Kosovës dhe partive politik  në emër të komunitetit të biznesit dhe konsumatorët për pasurimin e Ligjit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 si dhe mbështetjen e lirimin nga disa taksa që kanë ndikim në zhvillimin e ekonomisë dhe tejkalimin e krizës COVID 19.

Kryetari i Agim Shahini, tregoi edhe 14 kërkesat deri më 14 shkurt 2021 për të mirën e bizneseve, qytetarëve dhe në të mirë të  Qeverisë së Kosovës.

Sipas kreut të AKB-së ato janë që të heq të gjitha taksat per liçenca për prodhuesit dhe përpunuesit vendor si dhe  të legalizohen objektet afariste dhe individuale të ndërtuara pa leje deri në fund të vitit 2021 pa ndëshkime.

Të heq pa kushte ndëshkimet dhe interesin e borxheve publike  për biznese dhe qytetarë të grumbulluara me vite deri në fund të vitit  2020 siç janë: ATK, Doganë, Tatimi në pronë dhe borxhet në ujësjellës, mbeturina dhe energji elektrike.

E treta është të falen të gjitha borxhet publike për biznese dhe qytetarë deri në fund të viti 2019 me kusht të paguhen ato të 2020 deri më qershor 2021.

Qeveritë lokale të  heqin taksën komunale për biznese , vlen për ato Komuna që nuk e kan hequr deri më tani për vitin 2020/21.

Të hiqen ndëshkimet për mjete motorike të pa regjistruara me vite për bizneset dhe qytetarë prej një afat 6 mujor, me këtë rritet siguria në komunikacion si dhe krijohen të hyra shtesë nga pagesat.

ATK dhe Doagane e Kosovës , komunat e Kosovës të  zhbllokon llogarit bankare për të gjitha bizneset dhe qytetarët që kan borxhe  për një afat 6 muaj, kjo është një ndhmesë për të gjithë bizneset për operuar më lehtë dhe për të ju dhënë mundësi për ti kryer obligimet.

Të lirohen dhe legalizohen bizneset dhe qytatarët në kyçjen në infrastrukturë fizike si : rrymë,kanalizim,  ujësjellës per vitin 2021.

Të lirohen nga pagesa të  gjithë qytetarët dhe bizneset për ndrrimin e dukumentacioneve personale si : Leternjoftimi, patent shoferi, pasaportat dhe sigurimi kuftar i automjeteve të Diasporës per vitin 2021.

Të hiqet dogana dhe TVSH  për prodhues dhe përpunues vendor pa kushte për 2021.

Kërkesa e dhjetë sipas Agim Shainit është që të hiqet dogana dhe TVSh për maska mbrojtësë, asi kjo është obligative për vendosjen dhe mbajtjen e tyre  për qytetarë dhe biznese.

Tjetra që të heq përkufizimin e vjetërsisë së importeve të makinave për një periudhe 6 mujore, me këtë ju mundësohet qytetarëve që nuk kanë mundësi të blejnë makina më të reja se 10 vite, por edhe kjo do të ndikoj edhe në rritjen e buxhetit.

Të subvencionohen të gjithë eksportuesit e Kosovës, si dhe të rritet Fondi për Garnatimin e Kredive.

Kryetari i AKB-sës tregoi se kërkesa e fundit apo e 14 është decentralizimin( pavarësimi)  i Arsimit  dhe sistemit Shëndetësor në Kosovë.

"Këto do ishin masa lehtësuse për të gjitha bizneset dhe qytetarët e Kosovës për tejkalimin e krizës më të lehtë ekonomike dhe të Pandemisë", tha Agim Shahini.

Sipas tij me këtë Qeveria e Kosovës do ti tejkalon mbështetjet dhe subvencionet e parapara ne Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike që brenda këtij viti bizneset dhe qytetarët do të kenë përfitime mbi 1 miliard euro dhe këto janë Kërkesa të gjitha të realizueshme pa e rrezikuar buxhetin, por në mungesë të fondeve Qeveria i ofron lirime dhe lehtësira për të gjitha kategoritë qytetare dhe biznesore pa e përjashtuar askend por këto do të jenë masa që do të mbahen në mend gjatë si lehtësira revulucionare për të mirë të vendit.

Kreu i AKB-së shtoi se me këtë Qeveria e Kosovës bëhet lidere dhe model  në Ballkan dhe më gjerë me lehtësira  që i ofron mundësi qytetarëve dhe bizneseve duke i dalur në ndihmë në këtë kohë të krizës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)