29 Mars 2024

AKB dhe DMPP me Misionar të përbashkët në 7 shtete

Prishtinë, 15 korrik - Aleanca Kosovare e bizneseve dhe Dhoma Kombëtare e Tregtisë nënshkruajnë marrëveshje mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me Misionin Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet me qëllim të ngritjes se përbashkët  të kapaciteteve Diplomatike dhe Ekonomike në nivel Kombëtar.

Kryetari Agim Shahini deklaroj se ekonomia vendore kombëtare po ngritët por ka nevojë për përfaqësim dhe promovim ekonomik  dhe diplomatik, integrimi i vendit  vjen atëherë  kur ekonomia dhe investimet janë të qëndrueshme dhe permanente dhe jo sporadike siç i kemi sot.

 Në shumë vende ku nuk mund të depërtoj biznesi mund të ecim bashkë  me ju me diplomaci dhe e vlerësoj si te arritur te madhe këtë hap te përbashkët qe  ka munguar deri sot.

Guvernatori Shefki Hysa tha se i bashkojmë forcat me këto subjekte ekonomike në fushat  diplomatike, ekonomike dhe kulturore me qëllim të mbizotërimit të Paqes globale e ne veçanti të Ballkanit me një tradite më konzervative se ajo evropiane.

Misioni diplomatik  ka prezencë në  shume vende të botës që ju mund të i shfrytëzoni për te gjet mundësi bashkëpunimi me biznese të vendeve të ndryshme me qëllim të eksportit dhe importit të produkteve vendore qe jeni promotor i ekonomisë Kombëtare.

Palët pajtohen qe deri në fund te vitit ti emërojnë misionaret e përbashkët ekonomik dhe diplomatik ne Gjermani, Austri, Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë,  Zvicër e Turqi me qëllim të ngritjes së imazhit gjithë kombëtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)