26 Shkurt 2021

Aftësimi profesional, çelës për zbutjen e papunësisë

Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot mori pjesë në prezantimin e Barometrit të Tregut të Punës në Kosovë, organizuar në kuadër të projektit “Harmonizimi i Arsimit dhe i Aftësimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED Faza II”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëfinancuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC), dhe që zbatohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim (ADA), të cilët edhe i ka falënderuar për kontributin e tyre edhe në këto rrethana të vështira pandemike.

“Është fakt që, pandemia e ka venë në vështirësi tregun e punës dhe punësimin në Kosovë, mirëpo këtë situatë synojmë ta zbusim sado pak përmes Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, i cili do të ndihmojë me mbështetje financiare një numër të madh të punonjësve të cilët kanë humbur vendin e punës, ku ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes pikës 3 të Planit për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi për objektiv subvencionimin në pagë të rreth 2,000 punonjësve dhe gjithashtu do të vazhdojmë me masa aktive të tregut të punës, si dhe trajnime dhe aftësime profesionale”, ka thënë ministri Reçica.

Reçica gjithashtu ka thënë se, problemi kryesor i tregut të punës në Kosovë është mospërputhshmëria e aftësive profesionale me nevojat e fuqisë punëtore të kërkuara nga tregu i punës, ku ne si MPMS/Agjenci e Punësimit kemi mbyllur disa herë vitin me kërkesën për të mbuluar mijëra vende pune, ndërkaq në regjistrin e punëkërkueseve kemi rreth 200,000 punëkërkues.

Prandaj, ai tha se, si Qeveri e Kosovës ne duhet të koordinohemi të gjejmë zgjidhjen e papunësisë në Kosovë, fillimisht të trajtojmë numrin e punëkërkuesve të regjistruar me një plan të veçantë dhe pastaj të krijojmë politika të edukimit bazuar në nevojat e tregut të punës, gjithashtu të fuqizojmë shkollat e aftësimit profesional.

Ministri Reçica në fund të fjalës së tij gjatë këtij prezantimit, ka thënë se, ne si MPMS jemi tejet të përkushtuar të avancojmë dixhitalizimin e proceseve të punës, ofrimin e shërbimeve publike të punësimit gjithashtu shërbimet e trajnimeve profesionale, por gjithsesi na duhet koordinim më i gjerë i të gjitha institucioneve por edhe sektorit privat, me qëllim që këto aftësime profesionale të jenë në bashkërendim me nevojat e bizneseve.

​

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)