23 Prill 2024

Administrata Tatimore e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 17 janar - Administrata Tatimore e Kosovës nesër shënon 20 vjetorin e themelimit të saj, andaj ju ftojmë në përcjelljen e kësaj ceremonie, në të cilën do të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga institucionet e larta vendore dhe atyre ndërkombëtare.

Në këtë ceremoni  do të flasin Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, Drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, zv/Ministri i Financave Fatmir Gashi, si dhe Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka.

ATK, është themeluar me 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut.

Më 18 Shkurt 2003, barten kompetencat e udhëheqjes tek Ministria për Ekonomi dhe Financa, dhe që nga ajo kohë, ATK funksionon si një Agjenci ekzekutive me autonomi të plotë operacionale, brenda Ministrisë se Financave e menaxhuar nga vendorët, me asistencën e Institucioneve ndërkombëtare përfshirë, USAID, BE, FMN, GIZ, etj.

Fillimi i punës së ATK-së ishte me 30 zyrtar për të arritur në 800 të punësuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)