05 Prill 2020

Abdixhiku dhe Jiro diskutojnë për unifikimin e hartave topografike digjitale

Prishtinë, 19 shkurt - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim përfaqësuesin kryesor për Kosovë të Agjencionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), Takeichi Jiro.

Në takim informues, Abdixhiku dhe Jiro, diskutuan për projektet e përbashkëta, me theks të veçantë, projektin për kontrollin e ndrotjes së ajrit në Republikën e Kosovës dhe unifikimin e hartave topografike digjitale.

Ministri shprehu gadishmërinë për të shtyrë përpara realizimin e të gjitha projekteve që janë në proces në të dyja dikasteret që ai drejton dhe falënderoi JICA-n për ndihmën e vazhdueshme në vendin tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)