19 Prill 2018

Ekonomi

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Prill 2018

 - Ministria e Shëndetësisë, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë-Zyra në Prishtinë, shënon Ditën Botërore të Shëndetit me temën: “Mbulimi shëndetësor i përgjithshëm: për të gjithë, kudo”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 9:00)

 - Zyra e BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojnë prezantimin e 45 përfituesve të granteve të përzgjedhur në raundin XI të projektit të Skemës së Qelizave të Reja (YCS) për të ndjekur studimet për Master një vjeçar në universitetet e BE-së. (Hotel Sirius, kati 8, ora 10:30)

 - Ministria e Infrastrukturës do të mbajë ceremoninë e inaugurimit të fillimit të punimeve për ndërtimin e “Rrugës Rajonale R102, Komoran-Skenderaj, Segmenti Komoran-Morinë”. (Fshati Polluzhë te rreth - rrotullimi, ora 11:00)

- Manifestim për nderë të 70-të vjetorit  të themelimit të SHFMU,,ISA BOLETINI". (Ambientet e Shkollës ,,ISA BOLETINI", Isniq, ora 11:00) 

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë mbanë takimin përmbyllës me 61 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Salla e konferencave, objekti i APPK-së, ora 18:00)