29 Mars 2024

71 për qind e punësuarve me kontrata të përkohshme

Prishtinë, 17 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e tretë (TM3) 2018.

Anketa ka pasur shtrirje në 598 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 3 437 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit, nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave 2011.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, dy të tretat e popullsisë në Kosovë janë popullsi në moshë pune. Në popullsinë e moshës së punës përfshihen moshat 15-64 vjeçare.

Në kuadër të popullsisë në moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 42.0%. 

Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e tretë (TM3) 2018 ishte 29.1%.

Punësimi me i lartë ishte te meshkujt (45.6%), ndërsa punësimi te femrat ishte 12.6%. Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me 54.5 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, me 44.1%.

Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 16.8%, ndërtimtaria me 12.3%, arsimi me 11.5%, si dhe prodhimi me 10.5%. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.

Sa u përket të punësuarve me kontrata, del se 28.4% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 71.6% kanë kontratë të përkohshme.
 
Sipas rezultateve të AFP-së, në TM3 2018, shkalla e papunësisë është 30.7%.

Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.8%, krahasuar me meshkujt, 29.5%. Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 55.0%.

Sipas rezultateve të AFP-së, në TM3 2018, fuqia joaktive është mjaft e lartë me 58.0 %, me fokus të veçantë te femrat me 80.7 %, krahasuar me meshkujt, 35.3%.

Për realizimin e AFP-së, TM3 2018, metodologjia dhe standardet e aplikuara nga ana e ASK-së janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostat-it.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)