19 Prill 2024

68,757 qytetarë kanë aplikuar për rimbursim nga kuponët fiskal

Prishtinë, 1 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet që të tërhiqen numrat potencial fitues për TM4 2017. 

Numri i përgjithshëm i qytetarëve të cilët kanë aplikuar për tu bërë pjesë e kampanjë për rimbursim nga kuponët fiskal është 68,757.

Tërheqja e Numrave Potencial Fitues do të bëhet  me 8 Shkurt 2018 nga ora 18:00, në Radio Televizionin e Kosovës-RTK.

Pas përfundimit të procesit të tërheqjes së Numrave Potencial Fitues, qytetaret të cilët posedojnë Numrin Potencial Fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)