07 Qershor 2020

5950 familje dhe 240 institucione shëndetësore marrin pako higjienike UNICEF dhe USAID

Prishtinë, 23 prill - Praktikat e duhura të larjes së duarve dhe higjienës janë vendimtare për ta zvogëluar përhapjen e koronavirusit dhe ekspozimin ndaj tij.

Popullsia më e varfër dhe më e cenuar janë në disavantazh më të madh për sa i përket qasjes në furnizimet higjienike.

Sot, me mbështetjen e USAID-it, 5950 pako familjare higjienike, 240 pako higjienike të qendrës së mjekësisë familjare dhe 1200 pako higjienike për fëmijë janë përgatitur për shpërndarje në tërë Kosovën.

Që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19, UNICEF-i ka bërë shpërndarjen e 12,000 pakove higjienike familjare për rreth 72,000 njerëz në 30 komuna.

UNICEF-i ka bërë një vlerësim të shpejtë të përfituesve përmes intervistave telefonike me 204 familje përfituese të përzgjedhura në mënyrë rastësore. 97 përqind e familjeve e kanë vlerësuar ndihmën e marrë dhe kanë kërkuar vazhdimin e mbështetjes.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Z. Philip S. Kosnett, tha se "Lufta kundër COVID 19 kërkon partneritet".

"Unë jam i impresionuar me punën e institucioneve shëndetësore, OJQ-ve dhe agjencive të tjera. Me shpërndarjen e këtyre mjeteve higjienike për familjet dhe fëmijët ne do të mbrojmë nga virusi familjet më në nevojë ”, tha zoti Kosnett.

Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, deklaroi se UNICEF-i është shumë i kënaqur që po bashkëpunon me USAID-in, një partner global kaq të fortë dhe të përkushtuar, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të jashtëzakonshme kur pandemia COVID-19 ka ndikuar shumë në jetën e fëmijëve dhe të rinjve.

"Duke filluar me ofrimin e  furnizimeve shëndetësore vitale, përfshirë pajisjet mbrojtëse të stafit, pakot higjienike e deri te zgjidhjet inovative për mësim, UNICEF-i po punon për ta ngadalësuar përhapjen e COVID-19 dhe për të minimizuar ndikimin e tij tek fëmijët dhe të rinjtë", ka theksuar Sahin.

UNICEF-i vlerëson mbështetjen e madhe nga USAID-i dhe mbetet i përkushtuar që të punojë me institucionet dhe partnerët për ta ndalur përhapjen e virusit dhe për t'i mbajtur të sigurt fëmijët dhe familjet e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)