24 Maj 2018

40 subjekte të lojërave të fatit të mbyllura dhe 213,000 euro gjoba

Prishtinë, 12 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se divizioni i Lojërave të Fatit gjatë javës së kaluar ka zhvilluar edhe një aksion në komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt më qëllim të identifikimit të subjekteve të  lojërave të fatit, të cilat jashtëligjshëm ushtrojnë këtë veprimtari.

Gjatë aksionit në fjalë, inspektoret kanë vizituar 13 biznese të lojërave të fatit, tek të cilat janë konstatuar parregullsi të ndryshme, për sa i përket  ushtrimit të kësaj veprimtarie.

Gjithsej 5 subjekte janë mbyllur, pasi që të njëjtat kanë vepruar pa licencë të ATK-së. Po ashtu janë lëshuar gjoba në vlerë 89,000  euro.

Nëse flasim në total, vetëm gjatë muajit Janar dhe Shkurt të këtij viti ATK ka mbyllur 40 subjekte të lojërave të fatit, të cilat njëkohësisht janë ndëshkuar me gjoba në vlerë 213,000 euro.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë përmes linjës pa pagës 0800 80 800,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Maj 2018  - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë lanson doracakun “Ekstremizmi i Dhunshëm dhe Mediat- Doracak për gazetarët”, i  cili  ka për qëllim të ofrojë rekomandime rreth mënyrës së raportimit të rasteve të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit nga mediat. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) lanson punimin “Demokracia e Kosovës në rrrezik?”. (Hoteli Swiss Diamond, salla Marec, ora 10:00)

- BIRN do të organizojë seancën informuese, me qëllim të informimit më të detajuar rreth thirrjes lidhur me Propozime për Projektin e Financuar nga BE - “Kontribut në forcimin e gazetarisë së pavarur, hulumtuese dhe të dobishme për publikun, si dhe në lirinë e shprehjes në Kosovë”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do ta vizitojë Leposaviqin ku do ta ketë një takim me Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq. (Ndërtesa e komunës në Leposaviq, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon diskutimin e parë publik për mbarëvajtjen e avancimeve akademike në Universitetin e Prishtinës ku edhe do ta lansojë strategjinë e saj për ofrimin e mbështetjes juridike për palët e mundshme që do të ankohen në procesin e avancimeve akademike në UP. (Qendra për Zhvillim të Karrierës në Universitetin e Prishtinës, ndërtesa e Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet deputetja Arbërie Nagavci. (Holli i Kuvendit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa ne te cilen do te behet shqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, etj.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore me seli në Selanikv organizon promovimin e dy doracakëve të rinj për lëndën e historisë në gjuhën shqipe, periudha 1944-2008. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ku do te shqyrtohet Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në Gllogjan, me rastin e shënimit të 24 Majit, Ditës së Batalionit Gardist dhe rënies së Dëshmorëve të Kombit, të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit. (Gllogjan, ora 11:00 dhe Kodrali, ora 11:30)

- Muzeu i Kosovës - Sektori i Historisë, hapë ekspozitën historike me titull "Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës", me bashkautor Dr. Sadik Krasniqi dhe Ma. Besnik Rraci. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në hapjen e ekspozitës për kontributin e presidentit Ibrahim Rugova në shtetformimin e Kosovës. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

- Me moton “Shijo djathin e vërtetë, 100% nga qumështi” do të lansohet fushata promovuese e djathit 100% nga qumështi me qëllim informimin e qytetarëve të Kosovës për rëndësinë dhe dobitë e konsumimit të djathit të natyral nga qumështi. (Objekti i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë, ora 13:00)

- Në kuadër te fushatës kundër hidrocentraleve të paqëndrueshme në Kosovë ERA group shfaq premierën e Kosovës të filmit "Blue Heart" në Deçan. (Pallati i Kulturës në Deçan, ora 18:00)