06 Mars 2021

32.5% e ndërmarrjeve nuk u japin punonjësve pushime vjetore me pagesë

Prishtinë, 26 tetor - Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka njoftuar se ka finalizuar raportin e titulluar “Gjendja e Zbatimit të Ligjit të Punës në Kosovë”, raport ky që monitoron nivelin e zbatimit të Ligjit të Punës në Kosovë.  

Ky hulumtim vjen si pjesë e projektit të Dialogut Social, që implementohet nga Koalicioni për Drejtësi Shoqërore dhe të Drejta Socio-ekonomike, dhe mbështetet nga Qendra ndërkombëtare Olof Palme.  


Ky raport është rezultati përfundimtar nga aktiviteti që synon matjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe punësimit në sektorin privat në Kosovë.

Raporti bën një përmbledhje të legjislacionit të  punës  dhe  ligjeve të  ndërlidhura me  shëndetin  dhe  sigurinë  në  punë,  si  dhe  kornizën institucionale  për  zbatimin  e  tyre.  

Shtylla kryesore e hulumtimit njëherit edhe subjekti kryesori këtij raporti është realizuar me  80 kompani  në mbarë  Kosovën,  duke  përfaqësuar  tre  sektorët  më  aktivë  ekonomikë  në  Kosovë, përkatësisht,  Prodhimi  / Përpunimi,  Tregtia  me Pakicë,dhe  Shërbimet.  

Të  dhënat  kryesore  të  mbledhura  përmes  sondazhit  me  përfaqësuesit  e  ndërmarrjeve  tregojnë se  ka  hapësirë të  konsiderueshme  për  përmirësim e  zbatimit të legjislacionit mbi punën dhe punësimin.

Në lidhje me zbatimin e dispozitave të Ligjit të Punës, dispozitat bazike ligjore që kanë të bëjnë me kontratat dhe orët e punës kryesisht respektohen nga bizneset, ndërsa ato që kanë të bëjnë me pushimin vjetor,pushimit /pauzës me pagesë gjatë orarit të punës dhe ditët e pushimit me  pagesë,  zbatohen shumë më  pak  në  kompanitë e  përfshira  në  studim.  

Sa  i  përket  masave dhe respektimit  të  ligjeve  të  zbatueshme  për  reagimin  ndaj  emergjencave  dhe  shëndetin  dhe sigurinë në vendin e punës, kompanitë e përfshira në hulumtim, raportojnë pajtueshmëri dukshëm më të ulët në të dy temat/fushat.

Disa nga fushat kryesore ku mund të sugjerohen përmirësime përfshijnë: Luftimi i Informalitetit, është një nga fushat më të ngutshme që kërkon të trajtohet me prioritetin mëtë lartë. 57.5% e të anketuarve raportojnë se paguajnë punonjësit e tyre tërësisht me para në dorë, ndërsa15% të kompanive në mostër që raportojnë për kompensim tëpunonjësvepjesërisht me paranë dorë.

Ky raportim njëherit përbën edhe një ndër gjetjet më shqetësuese. Nëse disa prej bizneseve kompensojnë plotësisht punonjësit e tyre me para në dorë, kontratat e punës me punonjësit bëhen gjithashtu vetëm mbi baza pro-forma, duke u hequr të punësuarve informal të gjitha të drejtat që duhet të gëzojnë me ligj.

Fleksibiliteti i punësimit, është një nga fushat kryesore të sugjeruara për përmirësim në lidhje me  zbatimin  më  efektiv të  Ligjit  të  Punës.  

Një  përqindje  e  konsiderueshme  e  ndërmarrjeve  që raportojnë të angazhojnë staf në kontrata afatshkurtëra (kontrata për detyra specifike), nënkupton që një përqindje e konsiderueshme e punonjësve përballen me stres të konsiderueshëm në lidhje me kohëzgjatjen e kontratave të tyre.

Mungesa e stabilitetit financiar gjithashtu pengon stafin e punësuar në kontrata me kohë të kufizuar për të marrë financim afatgjatë nga bankat(hua) ose të planifikojë të ardhurat e tyre afatgjata.

Pushimi vjetor dhe pushimi me pagesë në  përgjithësi,  janë  gjithashtu në  mesin e temave  të Ligjit të Punës që kërkon vëmendje të shtuar.

Ndërsa në letër punonjësit kanë të drejtë në pushim vjetor me pagesë, si dhe, pushime të tjera ose gjatë ndërrimeve të tyre ose ndërmjet ndërrimeve të tyre, këto aspekte rrallë zbatohen në tërësi  nga kompanitë. 32.5% e ndërmarrjeve raportojnë që nuk u japin punonjësve të tyre pushime vjetore me pagesë sipas provizioneve ligjore, ndërsa nga ato që raportojnë se kanë pushime vjetore me pagesë për të punësuarit, 16% raportojnë se jo të gjithë punonjësit e tyre e kanë shfrytëzuar pushimin e tyre vjetor gjatë vitit 2019.

Pushimet gjatë   orarit   të   punës   (pauza),   gjithashtu   raportohet   të   mos   jepet nga   një   përqindje   e konsiderueshme e kompanive të përfshira në hulumtim.

Shëndeti dhe siguria në vendin e punës, gjithashtu kërkojnë vëmendje të shtuar veçanërisht në lidhje me çertifikimin zyrtar të punonjësve siç kërkohet nga ligji, dhe çertifikatat e tjera teknike që kanë të bëjnë me krijimine një ambienti të sigurtë pune.

Reagimi ndaj emergjencave,ofrimii ndihmës së shpejtë, gjithashtu kërkon vëmendje të shtuar.

Secila prej këtyre llojeve të urgjencave (natyrore, emergjenca shëndetësore ose aksidente) mund të  ketë  pasoja  të  rënda  për  të  gjithë  të  punësuarit  në  kompanitë  e përfshira në hulumtim pasi shumica e tyre raportojnë se nuk kanë punonjës të trajnuar siç kërkohet nga ligji.

Inspektorati i Punës duhet  të  intensifikojë  angazhimin dhe të  rrisë numrin e inspektimeve.

Ndryshimet në menaxhmentin e lartë të këtij institucioni ende nuk kanë dhënë rezultate në lidhje me  zbatimin  e  përmirësuar  të  legjislacionit  të  lidhur  me  punën dhe  punësimin.  

Ndërsa  numri  i inspektorëve  të  ngarkuar  me  mbikëqyrjen  e  zbatimit të  legjislacionit  të  lidhur  me  punën  është shumë më i ulët sesa që është e nevojshme, efikasiteti i tyre i inspektimit gjithashtu duhet të rritet, përmes  instalimit  të  një  sistemi  të monitorimit  të performancës të  vendosur  për  inspektoratin.

Ndarja  e  përgjegjësive  të  inspektimit  ndërmjet  inspektoratit  të  punës  dhe  inspektorateve  të ndryshme komunale është një nga qasjet më praktike për të modernizuar përpjekjet e inspektimit në nivele të ndryshme.

Gjyqësori, është gjithashtu një aspekt shqetësues i zbatimittë legjislacionit të lidhur me punën.

Proceset e ngadalta, që marrin vite për tu zgjidhur, e bëjnë të pamundur për personat, qëu janë shkelur të drejtat nga punëdhënësit, të ndjekin drejtësinë përmes gjyqësorit.

Nëse paditësi është punonjës me pagë, ajo / ai nuk mund të mbijetojë pa të ardhura gjatë gjithë proceseve të gjata gjyqësore.

Një praktikë shumë e mirë e cila mund të shpejtojë efikasitetin e trajtimit të çështjeve në sistemin gjyqësor, është aplikimi i dhomave / gjykatave të specializuara që merren vetëm me çështje të lidhura me punën.

Një praktikë e tillë nuk është e pazakontëpër praktikën ligjore lokale, pasi kyka qenë rasti në sistemin e ish-Jugosllavisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Mars 2021 - Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe te varrezat e dëshmorëve të kombit te Kodra e Kuqe në Grabanicë. (Grabanicë, ora 9:00)  

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 9:15)

 - Komuna e Klinës së bashku me Shoqatat e Dala nga Lufta e UÇK-së bëjn homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:50)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës hap ekspozitë me fotografi. (Prekaz, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën homazhe të varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Kolektivi i Marshojmë s'festojmë do të mbajë konferencë për media ku do të prononcohen rreth organizimit dhe manifestimit të 8 marsit 2021. (Amfiteatri në sheshin Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Mbahet turnir në volejboll në Skenderaj. (Skenderaj, ora 11:00)

-  Për nder të Epopesë së UÇK-së, një delegacion i Nismës Socialdemokrate do të bëj homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapitarit të Komandant Kumanovës - Ismet Jashari. (Në qënder të qytetit të prizrenit, ora 11:30)

- Këshilli Organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon homazhe në të gjitha komplekset memoriale të Dëshmorëve të UÇK-së, ora 12:00

- Komuna e Prizrenti bën homazhe pranë lapidarit të Komandant Drinit - Ekrem Rexhes. (Përball Shtëpisë së Bardhë, ora 12:00)
 
- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë një fjalë në Ekspozitën me 59 fotografi, e cila do të mbahet në Prishtinë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 15:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Akademinë Përkujtimore në 23 vjetorin e rënies së Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe familjes Jashari. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar “Epopesë së UÇK-së”. *Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon Performancen “A je çikë, a djalë?!”,  për të shënuar 8 Marsin-Ditën Ndërkombëtare të Gruas. (Teatri Oda në Prishtinë, ora 19:00)