18 Prill 2024

31 të rinj të Gjilanit përfitojnë “Start-Up” për zhvillim të bizneseve

Gjilan, 13 nëntor - 31 të rinj të Gjilanit kanë përfituar sot “Start-Up” për zhvillim të bizneseve, prej të cilëve 20 janë meshkuj dhe 11 femra.

“Falënderoj shumë Rrezarta Zekën, ekipin impelmentues të projektit dhe të gjithë ata që janë përfitues të këtij programi të jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që kemi qenë bartës të këtij programi, që në fokus e kemi pasur rritjen e interesit të të rinjve në agro-biznes. Ju, përfituesit, jeni shembulli më i mirë”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Në kuadër të programit “Të rinjtë në agro-biznes” për regjionin e Gjilanit, ne kemi udhëhequr gjatë këtyre viteve me të rinjtë e komunës sonë. Si rezultat i këtij programi për praktikat në biznes, 102 persona kanë përfunduar programin e këtyre praktikave, prej të cilëve, 50 janë femra dhe 52 meshkuj, ndërkaq 19 prej tyre kanë përfituar vende pune”, ka shtuar Haziri.

Rrezarta Zeka, konsulente në këtë dhe shumë projekte të tjera të financuara nga Bashkimi Europian, theksoi se kjo Komunë po u bëhet krahë interesave ekonomik dhe social të Gjilanit.

“Besoj që keni me qenë shembull që të motivohen edhe të rinjtë tjerë për t’i inkuadruar në agro-biznes, i cili është njëri prej sektorëve primarë të regjionit tonë”, ka thënë Zeka.

Të rinjtë përfitues të këtyre granteve, kanë falënderuar kryetarin Haziri për mbështetjen e madhe në operimin e suksesshëm të veprimtarive të tyre.

Në këtë ngjarje ka folur edhe drejtoresha e DKRS, Deniza Limani, e cila i ka uruar 31 përfituesit e këtyre granteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)