20 Prill 2024

27-vjeçari shqiptar, Geri Cupi pjesë e listës së “Forbes”

Londë, 20 mars - Geri Cupi, 27 vjeç, është pjesë e “Under 30 Europe List” të Forbes që synon të vlerësojë sipërmarrësit vizionarë nën 30 vjeç në Europë.

Geri jeton në Londër ku ka mbaruar studimet Bachelor of Arts/Science në University of Bath dhe është themelues dhe drejtori ekzekutiv i MonoChain - një plarformë biznesi B2B2C apo formë biznesi ku dy kompani ndërveprojnë përmes një biznesi tjetër.

"Jam i emocionuar që jam zgjedhur dhe jam pjesë e një grupi kaq të jashtëzakonshëm njerëzish," tha Geri Cupi, bashkëthemelues të MonoChain.

“Kalimi nga një ekonomi lineare në një ekonomi rrethore ka filluar nga një zhvendosje paradigme e klientit preferencat, legjislacioni i ri dhe konsumi më i menduar. Detyra jonë si sipërmarrës është të ndërtojmë kompani që mund të jenë një katalizator për një ndryshim pozitiv që mundëson qëndrueshmërinë dhe kapitalizmin të bashkëjetojnë.

Që prej vitit 2018, kompania e 27-vjeçarit, e cila operon në Londër, filloi një partneritet me Oracle (korporatë amerikane shumëkombëshe e teknologjisë kompjuterike) dhe hapi zyra në SHBA dhe Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)