29 Mars 2024

2017 ishte vit i kthesave politike, por jo edhe atyre ekonomike

Prishtinë, 27 dhjetor - Për zhvillimin ekonomik të vendit gjatë këtij viti dhe sfidat me të cilat janë përballur në vitin 2017 ka dhënë vlerësime edhe Aleanca Kosovare e Bizneseve, në konferencën përmbyllëse të vitit 2017.

Agim Shahini, tha se 2017 ishte vit i kthesave politike, por jo edhe atyre ekonomike.  Si ndër sukseset kryesore përmendi masat e reja fiskale që do hynë në funksion nga një janari dhe nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e termocentalit nga kompania amerikane në vlerë 1.300 miliardë euro.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesve, tha se liberalizimi i vizave nuk ndodhi dhe si rrezultat i saj kosovarëve mbi 8 mijë e 500 viza pune iu lëshuan nga ambasadat e ndryshme. Për këto viza afariste, turistike, sportive e familjare u shpenzuan mbi 20 milionë euro.

Sipas kreut të AKB-së, zgjedhjet qendrore dhe lokale patën efekte negative në ekonomi, ku vetëm tre muajt e fundite qeveria vendosi të merret me procese ekonmike dhe heq të gjtha taksat për teknologji dhe lëndë të parë nga 1 janari 2018.

Ministria e Financave, morri edhe një vendim që të filloj procedurat për bartjen e TVSH-së nga kufiri në mbrendësi.

“Marrëveshja për demarkacionin Kosovë – Mali i zi solli trubulenca të mëdha  në mes qeverisë,  kuvendit e ndërkombëtarëve”, tha Agim Shahini.

Ai shtoi se po ashtu Ushtria  e Kosovës nuk u themelua e as Asociacioni i Komunave Serbe, që për AKB-në janë të lidhura në mënyrë tërthorazi.

Integrimi dhe njohjet e Kosovës sipas kryetarit të AKB-së kanë stagnuar në vitin 2017.

“Marrëveshja Stabilizim Asocimit, nuk arriti të rritë eksportin në Bashkimin Evropian”, tha Agim Shahini.

Sipas tij riaktivizimi i Bordi të Pavarur për shqyrtimin e ankesave dhe parashtresave, nuk u riaktivizua. Po ashtu punësimi ishte dukshëm më i vogël sesa ai i pritjes dhe premtimeve, ku mesatarisht 12 mijë për çdo vit sipas statistikave tëë AKB-së. Ai tregoi se informaliteti mbeti rreth 35 për qind.

Shahini shtoi se prodhimi vendor nuk arriti ta zëvendësojë importin i cili u rrit edhe në vitin 2017. Deficitet tregtare mbeten të larta në raport 88 % - 12% të eksportit.

Për ndërtimin e termocentalit nga kompania amerikane në vlerë 1.300 miliardë euro u nënshkrua  marrëshja. Sektori më profitabil në Kosovë ishte ai financiar i patunshmërisë dhe ai i ndërtimit. 

Ligji për Investime Strategjike në Kosove, ishte risi, por nuk pati efekte të dukshme.

Ligji për Trepçën, i miratuar nuk u kompletua dhe pothuajse  nuk pati efekte  në Kosovë.

“Demarkacioni me Malin e zi, Gjykata Speciale, Asociaconi për Komunat Serbe dhe mos formimi i Ushtrisë së Kosovës, janë të gjitha këto tema që mund të destabilizojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja dhe ngadalësimin e zhvillimit ekonomik”, tha Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve.

Sylejman Konushevci, pronar i fabrikës së vajit Bio oil,  tha se si prodhues kanë pasur vështirësi në importiin e lëndës së parë për shkak të politikave jo të favorshme.

"Deri tash pos premtimeve  institucionale nuk ka pasur veprime konkrete, ndërsa tash po presim nga kjo qeveri që nga 1 janari të shohim politikat e reja fiskale", tha Shahini.   

Nga ana tjetër menaxherja Lumnije Ajdini, ka bërë prezentimin e aktiviteteve të vitit 2017 dhe planet e AKB-së për vitin 2018 dhe tha se ndër projektet më të mëdha të vitit ishin Javët e Biznesit, hulumtimi i nevojave të tregut të punës si dhe hapja e zyrave regjionale të AKB-së dhe promovimi i ekopnomis vendore në Spanjë, Bolivi e shumë vende tjera të Bashkimit Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)