20 Prill 2024

195 milionë njerëz do të mbeten pa punë në mbarë botën për shkak të koronavirusit

Gjenevë, 9 prill - Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) deklaroi se kriza e tipit të ri të koronavirusit (COVID-19) në çerekun e parë të vitit 2020, do të shkaktojë humbjen e punës me kohë të plotë të 195 milionë njerëzve.

Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s, Guy Ryder në konferencën për shtyp me videokonferencë në Gjenevë, paralajmëroi me fjalët: “Si në vendet e zhvilluara, ashtu edhe në vendet në zhvillim, punonjësit dhe bizneset janë ballë për ballë një fatkeqsie. Duhet të sillemi me shpejtësi, me vendosmëri dhe unitet. Masat e drejta dhe emergjente mund të krijojnë mbijetesën ose rrënimin”.

Ai tha sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, për shkak të koronavirusit, më shumë se katër në pesë persona në fuqinë globale të punës aktualisht janë ndikuar nga mbylljet e plota ose të pjesshme të vendit të punës.

Ryder theksoi se humbje të mëdha priten në grupe të ndryshme të të ardhurave, por veçanërisht në vendet me të ardhura të lartë dhe të mesme.

Ai paralajmëroi gjithashtu se kriza e COVID-19, në periudhën deri në muajin qershor, pritet të zhdukë 6.7 përqind të orarit të punës globalisht që është ekuivalente me një humbje të punës së 195 milionë punëtorëve me kohë të plotë.

Sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës nga 195 milionë humbje të vendit të punës, 125 milionë do të jenë në rajonin e Azi-Paqësorit, ndërkohë që kompanitë kineze tashmë kanë filluar punën.

Organizata Ndërkombëtare e Punës e Kombeve të Bashkuara (ILO), që e cilëson COVID-19 si "kriza më e keqe globale që nga Lufta e Dytë Botërore", në një deklaratë të bërë më 18 mars kishte njoftuar se deri në fund të vitit 2020 do të humbnin punën rreth 25 milionë njerëz. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)