19 Prill 2024

1 milion persona humbin vendet e punës për shkak të COVID-19 në Spanjë

Madrid, 29 korrik - Instituti i Anketës së Popullsisë Aktive (EPA) pranë Institutit Kombëtar të Statistikës së Spanjës njofton se për shkak të ndikimit negativ që ka shkaktuar koronavirusi i ri (COVID-19) në ekonomi, në çerekun e dytë të vitit 1 milion persona kanë humbur vendet e punës.

Sipas të dhënave të EPA-s, në çerekun e dytë që përfshin muajt prill-qershor të vitit 2020, në krahasim me çerekun e parë numri i të papunëve është rritur me 1,6 për qind duke rritur për 55.000 më shumë numrin.

Në vendin ku shkalla e papunësisë është rritur me 15,33 për qind, numri i të papunëve arrin në 3.368.000.

Sektori më i prekur nga COVID-19 në Spanjë është turizmi ndërsa parashikohet një humbje prej mbi 80 miliardë dollarë në vitin 2020.

Qeveria e Spanjës parashikon se papunësia në fund të vitit do të jetë 19 për qind ndërsa Banka Qendrore e Spanjës paralajmëroi se varësisht nga zhvillimet e COVID-19 ky numër mund të rritet deri në 24,7 për qind.

Gjatë periudhës 2008-2016 kur ndodhi kriza e madhe ekonomike në Spanjë, në vitin 2013 niveli i papunësisë ishte 26 për qind, duke thyer rekorde.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)