26 Shkurt 2021

1, 163 kërkesa të aprovuara për rimbursim të TVSH ,TAP dhe TAK

Prishtinë, 5 nëntor - Në funksion të ngritjes së efikasitetit dhe efektivitetit për zbatimin e dispozitave ligjore lidhur me rimbursimet, ATK ka themeluar Divizionin për Menaxhimin e Rimbursimeve.

Ky divizion menaxhon komplet procesin e rimbursimeve nga një qendër e vetme në Zyrën Qendrore të ATK-së, përmes Modulit të Rimbursimit.

Përmes këtij moduli, bazuar në kriteret e përcaktuara nga ATK, të gjitha kërkesat për rimbursim në mënyrë automatike nga vet sistemi, kategorizohen në tri kategori, si: A, B dhe C.

Menaxhimin e Rimbursimeve është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët bëjnë kërkesë për Rimbursim, si: për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimin në të Ardhura të Korporatave (TAK).

Përmes këtij shërbimi, tatimpaguesi mund të informohet se deri ku ka arritur të shqyrtohet nga ATK, kërkesa e tij për rimbursim e dërguar më parë.

Më konkretisht, përmes shërbimit “Menaxhimi i Rimbrusimeve”, tatimpaguesi mund të informohet për: Datë e kërkesës për rimbursim; Vlerën e kërkuar; Llojin e tatimit; Statusin e shqyrtimit të kërkesës (Në pritje / Përfunduar / Refuzuar); Kategorizimin e tatimpaguesit sipas rregullores së brendshme të ATK-së, A; B apo C; Datën e përfundimit, dhe Vlerën e aprovuar.

Për periudhën janar-tetor numri i kërkesave për rimbursim të TVSH ,TAP dhe TAK  është 1, 787 ndërsa rimbursimet të aprovuar janë 1,156,  prej tyre 1,098  lëndë janë aprovuar me aktivitet ( kategoria A dhe B) , dhe 65 lëndë janë aprovuar me kontrolle( kategoria B me kontroll dhe C). Koha mesatare e shqyrtimit të rimbursimeve të aprovuara është 20 ditë.

Gjatë kësaj periudhe janë refuzuar 557 kërkesa për rimbursim dhe prej tyre 548 janë me aktivitet ( kategoria A dhe B ), si dhe 9 janë refuzuar me kontrolle ( kategoria B me kontroll dhe C).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)