21 Shtator 2019

VV, kallëzim penal për ish Ministrat e MBPZHR për keqpërdorimet e granteve

Prishtinë, 2 gusht - Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se grantet dhe subvencionet nga fondet publike janë të dedikuara për fermerët e bujqit tanë e veçanërisht për ata më në nevojë.

Praktika e qeverive të Kosovës deri më tash sipas Vetëvendosjes ka qenë krejt e kundërta.

Grantet në vend se të shkojnë për ata që merren me bujqësi kanë shkuar për kompani milionëshe të cilat në shumicën e rasteve as nuk janë fermer e as nuk merren më këtë fushë drejtëpërdrejtë.

Sot deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Sali Zyba, anëtar i komisionit parlementar për këtë fushë, dorëzoi kallzimin penal për ish ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerenda Staveleci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Halim Kapllani, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari.

Jemi të vetëdijshëm që tashmë dhjetra fermerë për vite të tëra kanë kallzuar në prokurori, në polici për keqpërdorimet e mëdha qoftë me grantet e qoftë me subvencionet. Qindra ankesa e padrejtësi kemi pranuar prej tyre në këtë drejtim.

Ndaj i kërkojmë prokurorisë që të mos vonohet me këto hetime, tashmë ka fakte të bollshme prej fermerëve, prej këtij kallzimi e veçanërisht prej Raportin e performancës së Auditorit lidhur me procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë.

Kallzim i sotshëm  i mbulon dy çështje, grantet në shumën 4 milionë euro të dhëna për 4 konzurciome dhe një kompani secila prej tyre e lidhur drejtpërdrejtë me drejtues politkë dhe ish ministra si dhe keqpërdorimet prej vitit 2014 në këtë fushë.

Vitin e fundit në Ministrinë e Bujqësisë u sajua një masë e veçantë, në shpërputhje të plotë me vet kriteret e kësaj ministrie. Mandej edhe këto kritere ilegjitime të bëra publike për këtë masë fiktive, nuk u morën parasysh.

Kompanitë që i fituan ato janë: Konzorciumit “NOVUS” SHPK-Pleurat Halili/Sofra Distribution SH.P.K/Blerim.B SH.P.K/ Catering Prishtina SH.P.K”, për  projektin e ndërtimit e tregut të produkteve bujqësore në Prishtinë, “Horec Agromarket”, i janë dhënë 1 milionë euro, “Konzorciumi Dhemetra” - Armend Malazogu, Moea.shpk, i janë dhënë 1 milionë euro për ndërtimin e e kapaciteteve për prodhimin e plehut organik dhe ndikimin në mjedis,  Zubin Potok D.O.O. - Rade Utovic, i janë dhënë 1 milionë euro për investime në objekt për magazinimin dhe ruajtjen e frutave si dhe në modernizimin e objekteve tjera përcjellëse-magazinimin dhe ftohjen e depove futjen e pajisjeve dhe të teknologjisë së re si dhe “Konzorciumit-NTP Arena Engineering-Kamer Elezaj/ D.P.T.Të shija/ Heron and Adea”,  për “rritjen dhe therrjen e brojlerve” i janë dhënë 1 milionë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shtator 2019 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në manifestimin tradicional Kulturor e Shkencor "Ditet e Dom Mikelit", Stubëll të Epërme të Vitisë. (Subëll e Epërme, ora 9:00)

- Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë ku do të marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania “Pastrimi”, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, figura të rëndësishme diplomatike, studentë e vullnetarë të shumtë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të Ahmet Krasniqit, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. (Velani, ora 10:00)

- Vazhdon kampionati ekipor në pingpong. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në komunën e Podujevës. (Podujevë, ora 11:00)

- Mbahet një aksion me moton “Dita e pastrimit të Botës 2019” në Mitrovicë. (Para objektit të komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:15)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani shpalosë programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik, në Konventën për zhvillim dhe punësim. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvillon një vizitë në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në Komunën e Prizrenit. (Prizren, ora 14:00)

- Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha” i cili është një rrëfim origjinal dhe personal i një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e këngëtares tonë të famshme, bilbilit të këngës shqipe në Kosovë, znj. Nexhmije Pagarusha. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Petrovë të Shtimës. (Fshati Petrovë, ora 19:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Hajvali të Prishtinës. (Restaurant "Ora", Hajvali, ora 21:00)