19 Prill 2024

Vushtrria drejt një qyteti ekologjik, pajiset me shporta për mbeturina të riciklueshme

Prishtinë, 8 prill - Vushtria përmes përkrahjes financiare të GIZ-it gjerman dhe donatorëve tjerë si dhe përmes implementimit të projektit nga organizata kosovare 'Green Art Center', ka nisur hapat drejt një qyteti ekologjik.

Kësisoj, Vushtrria është duke zhvilluar reforma në fushën e menaxhimit të mbeturinave dhe pilotimeve të projekteve me rëndësi në mjedis.

E në kuadër të projekteve për riciklim të mbeturinave në Vushtri do të zgjerohet rrjeti i ekonomive familjare në zonën tek ish-varrezat e qytetit, zonë kjo që do të përfshihet në ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në burim.

Prandaj, nga dita e sotme ka nisur pajisja me shporta për mbeturina të riciklueshme në zonën e lartëpërmendur në 500 amvisëri, ku infrastruktura për ndarje është siguruar si pjesë e kampanjës "Ruje mos e gjuj" duke ju bashkëngjitur projektit për ndarje të mbeturinave të riciklueshme në burim të inicuar nga GIZ-i german dhe implementuar nga GAC-i. E kjo do të vazhdoj edhe në 300 amvisëri tjera në muajt në vijim, duke bërë zgjerim të plotë të sistemit.

Në kuadër të projektit 'Ruje, mos e gjuj', këtë vit planifikohet që rreth lagjeve kryesore dhe tek të gjitha institucionet edukative dhe bizneset në qendër të vijojnë zbatimin e skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim. E qytetarët do të njoftohen përmes faqes zyrtare për orarin e grumbullimit të këtyre mbeturinave të riciklueshme.

Ndarja e mbeturinave në burim do të mundësojë riaktivizimin e ndërmarrjes sociale në këtë komunë duke krijuar kushte për punësim në këtë sektor.

Ftojmë qytetarët e komunës së Vushtrisë të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së mjedisit jetik dhe në zbatimin e skemave për riciklimin e mbeturinave me qëllim të krijimit të një sistemi të qëndrushëm për një qytet ekologjik.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)