18 Janar 2018

Vreshtarët dhe verëtarët kërkuan lehtësira për eksport

Prishtinë, 12 nëntor - Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësues të vreshtarëve dhe verëtarëve të Kosovës të cilët e përgëzuan atë për punën e madhe që po bënë në rikthimin e besimit në institucione.

Delegacioni i përbërë nga Ismet Haxhimurati, kryetar i Shoqatës, Fejzullah Berisha, nënkryetar, nga menaxherët Nevzat Haxhijaha, Hamëz Rama dhe Ylber Bajraktari, Avdi Gecaj, pronar i “Stone Castle”, diskutuan me kryeministrin për sfidat dhe sukseset e kësaj fushëveprimtarie që në Kosovë është kulturë me traditë shekullore.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton është partner me prodhuesin vendor të cilin nuk do ta lërë të vetëm në asnjë rrethanë dhe në këtë kontekst do të përshpejtojë hapat, duke mundësuar që edhe vreshtarët dhe verëtarët kosovarë të pushtojnë tregjet e jashtme.

Përfaqësuesit e vreshtarëve dhe verëtarëve kërkuan që të krijohen lehtësira për tejkalimin e problemeve me të cilat përballen në eksport, në mënyrë që të mund të jenë konkurrentë në tregun e jashtëm.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Janar 2018 - Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të zhvilloi një takim me kryetarin e komunës Gazmend Muhaxheri. (Rezidenca e kryetarit Muhaxheri në Pejë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku do të formohet Komiteti për Politikë dhe Financa si dhe do të caktohen anëtarët e komisioneve të aksionarëve nëpër ndërmarrjet publike komunale. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Demokracia Plus në bashkëpunim me CoDe organizon tryezën me temë “Roli i Grupeve Jo formale të Grave në Politik Bërje – Shkëmbimi i përvojave në mes të grupeve jo formale të grave në nivel lokal dhe institucioneve qendrore”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF organizon konferencën e lançimit kombëtar të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Hapen punimet e punëtorisë me temë  “ Profilizimi i mësimdhënësve të klasave  I -V ”,  të organizuar nga MAShT dhe ku do të jenë të pranishëm drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit në rajonin e Pejës  si dhe të gjithë drejtorët e Sh.F.M.U-ve së bashku me dy mësimdhënës të klasave  I –V dhe nga një mësimdhënës i shkollave të fshatrave. (Shkolla fillore “Shaban Spahija “ në Pejë, ora 10:00)

- Ministri i Infsrastrukturës, Pal Lekaj, do të zhvillojë vizitë inspektuese në Autostradën “Arbën Xhaferi”. (Autostrada në fshatin Doganaj, ora 10:30)

- Në kuadër të lansimit të programit Zhvillim Rajonal, Ministria për Zhvillim Rajonal,  nesër më 18 janar, 2018,  nga ora 13:30, organizon takimin me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me qëllim të informimit të komunave lidhur me këtë programin për Zhvillim Rajonal dhe mundësit e zhvillimit socio- ekonomik rajonal. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e takimeve P-38 në, ora 13:30) 

- Mbahet mbledhja për themelimin e komisionit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe kordinim vendor në fushën e Shkencës së Astronomisë në kuadër të Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës. (Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ora 15:00)