20 Prill 2024

Vazhdon mbështetja e donatorëve për sektorin e hortikulturës

Prishtinë, 23 shkurt - Në hapësirën e hotelit “Victory” në Prishtinë, sot u bë hapja solemne e komponentës së re të programit “Promovimi i Hortikulturës në Kosovë”.

Kjo komponentë do të implementohet nga Instituti RIINVEST, mirëpo përbrenda programit të njëjtë, Intercooperation do të vazhdoj ende me implementimin e një game të gjerë të intervenimeve nga komponenta e vjetër.

Me kombinimin e qasjeve të ndryshme dhe me shfrytëzimin e sinergjive që shfaqen nga implementimi i dy komponentëve, pritet të arrihet një ndikim edhe më i lartë i projektit në vitet në vijim.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, i cili tha se zhvillimi i sektorit të hortikulturës është jetik për zhvillimin e bujqësisë, sepse zhvillimi i tij do të gjeneronte punësim dhe të ardhura të qëndrueshme për të gjithë prodhuesit kosovar, duke shtuar më tej se rritja e aftësisë konkurruese, përmirësimi dhe modernizimi i marketingut janë çelës që hapin portën kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të prodhimitarisë së hortikulturës.

“Për ngritjen e kapaciteteve të prodhuesve tanë, përkrahje me theks të veçantë për sektorin e hortikulturës ka dhënë edhe Ministria e Bujqësisë, e cila këtyre viteve të fundit nëpërmjet granteve investive ka mbështetur vazhdimisht prodhuesit në ngritjen e serrave, pemishteve dhe vreshtave të reja.\"

Gjatë vitit që lëmë pas MPBZHR ka mbështetur në shkallën prej 50% ngritjen e rreth 110 serrave moderne dhe rreth 330 fermerë për ngritjen e pemishteve dhe vreshtave të reja. Totali i mjeteve për mbështetjen e këtij sektori tejkalon shumën prej 1.1 milionë euro dhe me ndihmën e organizatave të ndryshme është mbështetur edhe në forma të tjera, vlen të theksohen projektet e USAID-it, projekti i Komisionit Evropian në vlerë prej 5 milionë euro për komponentën e përmirësimit të përpunimit, tregtimit dhe marketingut të produkteve bujqësore dhe të tjera”.


\"Intensifikimi i aktiviteteve që kanë mision mbrojtjen, nxitjen dhe promovimin e veprimtarive bujqësore, shembull i së cilës është edhe projekti për “Promovimin e Hortikulturës në Kosovë”, janë shumë të rëndësishme për jetën ekonomike të vendit tonë\", tha ministri Stavileci.

Ai shtoi më tej se objektivat e Ministrisë së Bujqësisë janë shumë vështirë të arrihen pa kontributin e çmuar të donatorëve dhe organizatave qeveritare e joqeveritare të vendeve mike, sepse mundësitë e institucioneve të vendit qëndrojnë në ndërvarshmëri të madhe me kufizimet buxhetore, si rrjedhojë edhe aktivitetet mbështetëse dhe stimuluese për fermerë janë të limituara, por besojmë se me programin e ri qeveritar, edhe në këtë drejtim do të ketë përmirësime të dukshme.

Programi “Promovimi i Hortikulturës në Kosovë”, mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës. Ky program ka filluar në vitin 2008 dhe deri më tani është implementuar vetëm nga organizata Intercooperation.

Nëpërmjet fondit konkurrues për hortikulturë, në skemën e granteve të programit “Promovimi i Hortikulturës në Kosovë” janë ndarë rreth 620.000 euro për persona dhe kompani kosovare gjatë vitit 2009-2010, me ç’rast janë krijuar rreth 200 vende pune në sektorin e hortikulturës.

Mbështetja e përgjithshme e Qeverisë së Zvicrës dhe Danimarkës për këtë sektor, deri në fund të vitit 2010 ka arritur në mbi 10 milionë euro.




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)