29 Mars 2024

UNDP dhe ADA ndajnë grante për ndërmarrësit e vegjël në Viti

Viti, 29 qershor - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), përmes projektit INTERDEV 2, dhe komuna e Vitisë organizuan sot një ceremoni nënshkrimi të granteve me sipërmarrës të ndëmarrjeve të vogla.

Përfitues të granteve me këtë rast ishin tre fermerë të vegjël dhe shoqata që punojnë në bletari, përpunimin e mishit dhe përpunimin e perimeve. Kjo asistencë do të ju ndihmojë atyre të rrisin punën dhe zgjerojnë prodhimtarinë.

Ngjarja dëshmoi bashkëpunimin e suksesshëm në mes të komunës, Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe UNDP-së ku, nevojat e komunitetitvihen në rradhë të parë dhe ofrohet kontribut që është në përputhje me prioritetet e zhvillimit lokal të integruar.

Përfundimi i këtij aktiviteti do të përmirësojë jetën e 28 grave dhe burrave në Viti. Fondi për Zhvillim Lokal do të fillojë edhe një raund tjetër grantesh në fillim të vitit 2018 në Viti, Dragash dhe Shtërpcë për të stimuluar ekonominë lokale.

Të pranishëm në ngjarje ishin Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, këshilltari dhe shefi i Zyrës së Vendit/Zyrës për Bashkëpunim Teknik të Ambasadës Austriake, Gunther Zimmer; shefi i administratës/këshilltar për sektorin privat, Arsim Aziri dhe menaxherja e projektit të UNDP-së INTERDEV 2 Vlora Elshani. Me këtë rast, kryetari Haliti i dorëzoi ambasadorit Pfandler një mirënjohje për punën e tij dhe përkrahjen që i jep Kosovës.

Projekti INTERDEV 2, që financohet nga  Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADA), promovon në mënyrë aktive fuqizimin e grave, të rinjve dhe personave që  rrezikohen të anashkalohen, me mundësi për punësim, zhvillim të aftësive dhe ndërmarrësi rurale. Në tri vitet e ardhshme projekti do të krijojë mbi 700 vende pune dhe do të përmirësojë jetën e të paktën 3,800 banorëve në tri komunat ku ky projekt implementohet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)