28 Mars 2024

Thellohet bashkëpunimi Kosovë-Austri në fushën e bujqësisë

Vjenë, 2 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i Republikës së Kosovës, Blerand Stavileci dhe homologu i tij austriak, Nikolaus Berlakovich, dje në Vjenë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të thelluar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe në industrinë e përpunimit të ushqimit.

Duke theksuar rolin e rëndësishëm që këta sektorë kanë në ekonomitë e të dy shteteve dhe duke marrë parasysh rëndësinë e bashkëpunimit bilateral për zhvillimin e sektorit bujqësor është arritur marrëveshje që bashkëpunimi i mëtutjeshëm të përfshijë edhe projekte të përbashkëta bujqësore.

Me fokus të veçantë në avancimin e prodhimtarisë, në përpunimin dhe tregtimin e qumështit dhe pemëve e perimeve, në përgatitjen e pilotprojekteve të integruara për organizimin dhe menaxhimin e ndërmarrjeve bujqësore nëpërmjet trajnimeve dhe kunsulencës, etj.

Po ashtu, kjo marrëveshje për fokus ka edhe avancimet në fushën e menaxhimit (komasacionit) të tokave, menaxhimit të resurseve ujore, çështjeve bujqësore-mjedisore, zhvillimit rural (turizmi rural) dhe të gjitha pikat e bashkëpunimit që dalin nga kjo marrëveshje parashihen të realizohen nëpërmjet këmbimit të përvojave, informatave dhe ekspertëve në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe degëve industriale të ndërlidhura me to, siç janë prodhimi, përpunimi dhe tregtimi i mallrave bujqësore dhe menaxhimi i pyjeve.

Republika e Austrisë për të rritur kontributin e sektorit të bujqësisë kosovare në zhvillimin ekonomik, deri më tani ka dhënë kontribut të konsiderueshëm edhe nëpërmjet projektit të binjakëzimit të financuar nga Komisioni Evropian, i cili është duke u implementuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencioni i Pagesave i Republikës së Austrisë.

Ky memorandum i nënshkruar nuk përbën një traktat ndërkombëtar dhe nuk do të krijojë të drejta dhe obligime për palët nënshkruese të cilat i nënshtrohen të drejtës ndërkombëtare. Kohëzgjatja e tij është e pakufizuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)