29 Mars 2024

Temperaturat e ulëta dëmtojnë të mbjellat, fermerët në vështirësi

Tiranë, 9 janar - Temperatuarat e ulëta që kanë përfshirë vendin këto ditë i kanë vënë në vështirësi fermerët e Myzeqesë.

Në fshatin Goricaj të Divjakës, një nga zonat me sipërfaqen më të madhe të serave po vuan prishjen e prodhimeve.

Në pamundësi për të përballuar ngrohjen e serës, kultura e domates po shkulet nga fermerët që në fazat e para të mbjelljes. Ka edhe nga ata fermerë të cilëve iu është prishur prodhimi.

Ndërkohë, një tjetër problem i madh që ata kanë është ai i raujtjes së fidanëve të rinj pasi temperaturat nën zero i shkaktojnë dëme të mëdha këtyre bimëve.

Fermerët janë të detyruar të përdorin ngrohje artificiale, siç janë petrogazet, kaloriferët me energji elektrike dhe llampa. Edhe pse kostoja është shumë e lartë, ata janë të detyruar t’i përdorin këto metoda për të siguruar bimët për mbjelljet e reja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)