07 Qershor 2020

Të korrurat, realizohen 90 për qind e të mbjellurave në vend

Prishtinë, 23 korrik - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me komisionin për monitorimin e fushatës së korrje-shirjeve dhe drejtoritë përkatëse komunale, kanë përpiluar raportin preliminar për ecurinë e të korrurave dhe rendimenteve të arritura.


Këtë vit procesi i korrje-shirjeve të drithërave të bardha, si rezultat i kushteve të pafavorshme klimatike, ka filluar me vonesë në krahasim me vitet e kaluara dhe deri më tani, realizueshmëria e të korrurave sillet rreth 90 %  të të mbjellurave në tërë territorin e vendit.


Sipas të dhënave nga terreni, mesatarja e rendimenteve të arritura në këtë vit sillet rreth 3.300 – 3.600 kg/ha dhe kjo mesatare nuk ndryshon shumë nga mesatarja e viteve të kaluara. Po ashtu, për shkak të kushteve klimatike, rendimenti i arritur është më i ulët sesa viteve të tjera edhe në vendet e rajonit.


Rendimenti mesatar për një kulturë bujqësore, në këtë rast edhe për kulturën e grurit, varet nga një mori faktorësh siç janë: përgatitja e sipërfaqes tokësore për mbjellje, mbjellja e grurit në afatin optimal, cilësia e farës që përdoret për mbjellje, sasia e farës që përdoret dhe kultivari që mbillet, teknologjia e kultivimit dhe masat agroteknike të përdorura, sasia e plehut mineral që përdoret për plehërim themelor dhe për riplehërim, luftimi i barojave të këqija me herbicide dhe kushtet klimatike që mbretërojnë gjatë fenofazave të zhvillimit të grurit, temperaturat që mbretërojnë në fazën e pjekurisë qumështore të grurit, sasia e reshjeve në fazën e korrje-shirjeve, humbjet gjatë procesit të korrje-shirjeve, etj. 


Në rastin tonë, gjatë fazës së pjekjes qumështore, shkalla e temperaturave ka qenë shumë e lartë dhe e ka penguar zhvillimin normal të grurit. Mirëpo, vetëm pas një studimi më të hollësishëm nga ekspertët e fushës përkatëse, mund të konstatojmë më saktësisht se cili nga faktorët në ç’masë ka ndikuar në rendimentet e arritura.


Me të përfunduar aktivitetet e korrje-shirjeve, MBPZHR-ja do të dalë me raportin përfundimtar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Infrastrukturës ndalon qarkullimin e automjeteve në segmentin “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, në të dy drejtimet e lëvizjes për shkak të zhvillimit të punimeve. (Segmenti “Konjuh-Babush” autoudha “Arbën Xhaferi”, ora 10:00)

 

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 15:00)