20 Prill 2024

Stone Castle me plane konkrete për investime shtesë në Kosovë

Prishtinë, 17 prill -  Zëvendës kryeministri i Kosovës, njëherësh Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi priti drejtorin e përgjithshëm të vreshtave dhe verarisë Stone Castle, z. Ylber Bajraktari i cili e njoftoi ministrin për projektet e ardhshme të prodhuesit më të madh të verërave në Kosovë.

“Ne për sivjet po planifikojmë edhe 60 hektarë shtesë të mbjellim sorta të reja të rrushit, si Pinot Grigio dhe Traminec”, tha Bajraktari.

Ai po ashtu informoi ministrin për pjesëmarrjen në panairin më të madh të verërave në botë që mbahet në Dusseldorf, ndërsa në ShBA, Veraku prodhim i kësaj kompanie, ka marrë çmimin e artë si konjaku më i mirë i prodhuar në Evropë.

Sa i përket investimeve shtesë, Bajraktari tha se Stone Castle tash ka në plan që të mbjellë 200 hektarë me vneshta rrush të tryezës.

“Populli i Kosovës me rrushin që vjelët këtu mund të furnizohet vetëm dy javë. E tëra sasi tjetër importohet. Andaj besoj se me ligjin e ri për investime strategjike mund ta ndryshojmë këtë”, theksoi ai.

Ministri Gashi e falënderoi atë për punën që Stone Castle po e bën, ndërsa e informoi edhe për parametrat mb të cilat ligji për investime strategjike në Kosovë funksionon.

“Stone Castle po bën një punë të mrekullueshme. Tash me ligjin për investime strategjike, ne do të shikojmë modalitetet e projektit të propozuar dhe më pas do të vazhdojmë edhe takimet ashtu që arrihet një rezultat i kënaqshëm për dy palët”, tha Gashi.

Stone Castle përndryshe eksporton verën dhe verakun në Kanada, Norvegji, ShBA, si dhe shtetet e BE-së. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)