01 Dhjetor 2020

Stavileci u premton bujqëve mbrotje për produket bujqësore

Prishtinë, 4 gusht - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci, pas vizitës që i bëri ndërmarrjes prodhuese “Magic Ice” në Lipjan tha se ministria qe e drejton ai është duke vazhduar punën në mbrojtjen e prodhuesve të produkteve bujqësore pasi që për përfaqësuesit e kësaj ministrie e rëndësishme është që Kosova të ketë një konkurrencë të ndershme dhe mos të ketë çrregullime të cilat kanë qenë një pengesë për prodhuesit dhe konsumatorët.

Ai me këtë rast ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të njihet për së afërmi me problemet që ekzistojnë në sektorin e bujqësisë.

Duke folur rreth çështjes së importeve të mallrave me afat të skadencës së ulët, Stavileci ka thënë se këto mallra ndikojnë në masë të madhe në uljen e çmimeve, rritjen e konkurrencës jo të ndershme dhe në prishjen e ekuilibrit të tregut.

Ministri Stavileci ka thënë se për sivjet sektori i blegtorisë dhe qumështit do të ndihmohet me grandet e Komisionit Evropian.

Kryetari i Kuvendit Komunal të Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se praktika që po i zhvillon ministri janë të mirëseardhura, sepse po përballet me problemet dhe sukseset e bujqësisë.

Ministri Stavileci së bashku me kryetarin e Prizrenit Ramadan Muja vizitoi edhe ndërmarrjen prodhuese “Abi” në Prizren dhe sektorin e prodhimit të qumështit Vita në kompaninë “Devolli Grup” në Pejë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2020 - Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë në të cilën do të behët plotësimi i listës së dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Drejtorit të AKI-së raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë lidhur me gjendjen e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Campus France, Ambasada Frnceze në Kosovë, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë Panairin e tretë Universitar Francez në Kosovë. (online -https://tourneebalkanskosovo.com, ora 10:00)

- Mbahet edicioni i 5-të virtual i Green Business Expo. (Businessexpo.greenkosovo.com, ora 10:30)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të vitit 2019, për Ministrinë e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike diskuton lidhur me rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian” me të ftuar ministrat dhe përfaqësuesit e agjencive të pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, Gani Berisha lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos Energy”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëkohësisht, kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media në të cilën do të flasin për shtatoren e re të Skënderbeut, punën e dobët artistike dhe lokacionin jo adekuat. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)  

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, do të mbajë konferencë për medie. (Te stacioni i autobusëve urbanë “Katedralja”, ora 13:00)

- Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë raportojn para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis rreth importimit të vajit të palmës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) mban diskutimin “Rimëkëmbja nga viti 2020: Si të rindërtojmë ekonominë dhe politikat sociale në vitin 2021?”. (Hotel Sirius, ora 17:00)