16 Korrik 2018

Sot në Gjilan nis faza e parë e dezinsektimit hapësinor

Gjilan, 23 qershor - Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë, sot fillojn me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo fazë e dezinsektimit do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00 dhe do të zgjas tri ditë me radhë.

Ai ka kërkuar nga bletarët që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Korrik 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve, Pete Marocco. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetem pamje)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë organizon lansimin e programit për financimin e NVM-ve dhe bizneseve fillestare Start-up. (Innovation Center Kosovo, Rr. “Rexhep Mala” 28 A, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat qendrore te Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani dhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri nënshkruajnë marrëveshjen për Zonën Ekonomike. (Komuna e Vushtrrisë, ora 14:00)