19 Mars 2024

Sot në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit

Gjilan, 15 korrik - Sot në Gjilan nis faza e dytë e dezinsketimit hapësinor që përfshin qytetin dhe fshatrat përreth.

Dezinsektmi ka për qëllim shfarosjen e mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme dhe krijimin e një ambienti sa më të shëndetshëm për qytetarët.

Selami Xhemaili, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale thotë se qytetarët duhet t`i mbajnë të mbyllura dritaret e shtëpive gjatë kohës sa zgjat dezninsektimi, në mënyrë insektet të mos futen brenda.

Ndërkaq nga bletarët kërkohet që t`i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit, gjatë ditëve sa zgjat dezinsktimi, për të shmangur ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave.

Faza e parë e dezisektimit është kryer gjatë muajit qershor. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)