19 Prill 2024

Sot mbahet takimi për zhvillimin rural në Evropën Juglindore

Prishtinë, 6 prill - Sot në Prevallë të komunës së Prizrenit për herë të parë do të fillojë takimi i 20-të i Komitetit të Grupeve Punuese Rajonale për Zhvillim Rural në Evropën Juglindore.

Çështjet kryesore që do të diskutohen janë: Vendimet lidhur me punën e Komitetit të Grupeve Punuese; Raporti mbi aktivitetet e realizuara në kuadër të komitetit për periudhën dhjetor 2010 – mars 2011; Diskutimi dhe planifikimi i aktiviteteve për periudhën e ardhshme; Bashkëpunimi me organizata të tjera ndërkombëtare, etj.

Ky komitet është i përbërë nga institucionet qeveritare përgjegjëse për zhvillimin rural në vendet e Evropës Juglindore dhe nëpërmjet rrjeteve të përhershme të bashkëpunimit në mes të gjithë aktorëve, synon ta fuqizojë zhvillimin rural në rajon.

Po ashtu, komiteti vepron si agjension i pavarur në bashkërendimin dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta, si dhe shërben si lehtësues në procesin e forcimit të institucioneve rajonale, për mbështetjen e zhvillimit afatgjatë në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)