28 Mars 2024

Sot hapet panairi ndërkombëtar “Agrokos & Drinks 2010”

Prishtinë, 20 tetor - Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë sot do të bëhet hapja solemne e panairit ndërkombëtar “Agrokos & Drinks 2010”.

Panairi organizohet nga CEO (Congress & Event Organization), dhe pritet të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i kompanive vendore dhe atyre të huaja.

Gjatë ditëve të panairit do të zhvillohen aktivitete të ndryshme si, takime biznesi, marrëveshje afariste për projekte me investime të përbashkëta, njohje me zhvillimet më të reja nga fusha e teknologjisë prodhuese dhe përpunuese, teknologjisë së kontrollit të kualitetit, ambalazhimit dhe paketimit, etj.

Kompanitë, gjegjësisht brendet që do të ekspozojnë produktet e tyre vijnë nga 9 shtete, përfshirë edhe Kosovën dhe panairi do të jetë i hapur deri më 23 tetor 2010.

Hapjen solemne të panairit do ta bëjë ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)