18 Prill 2024

Sot fillon ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerë

Prishtinë, 15 qershor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci ka njoftuar sot se ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve (kësti i dytë).

Pas marrje së opinionit ligjor nga Zyra e Kryeministrit, Ministrisë së Financave, të Punës dhe Transfereve dhe themelimit të Task Forcës nga Ministri Faton Peci, ka filluar procesi i pagesës së subvencioneve të dyta.

Për fermerët dhe opinionin rikujtojmë se procesi i shpërndarjes së subvencioneve në Ministrinë e Bujqësisë ka qenë një proces shumë delikat sepse përfituesit në të kaluarën janë njoftuar pa mbulesë financiare.

Njëkohësisht mënyra e shpërndarjes së subvencioneve në të kaluarën është aktualisht objekt i hetimeve nga organet e rendit.

Si rrjedhojë e kësaj, cdo veprim i ndërmarrë ka paraqitur domosdoshmërinë e marrjes së opinioneve ligjore deri në sigurimin e mjeteve si dhe bashkëpunimin e duhur me organet e rendit si garancë e mos dëmtimit të procesit.

Task Forca e themeluar nga Ministri Faton Peci ka për mandat shqyrtimin dhe verifikimin e secilës lëndë e cila gjindet në procedurë të realizimit të pagesave në pajtim me kriteret dhe procedurat e përcaktuara me Udhëzim Administrativ.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)