29 Mars 2024

Skenderaj, është mbajtur Dita e Dredhëzës “Kosova 2010”

Prishtinë, 15 qershor - Në  Sheshin “Adem Jashari” të Skënderajt është organizuar një eveniment  i rëndësishëm që ka të bëjë me kultivimin dhe ekspozimin e dredhëzës , manifestim ky tradicional që mbahet për çdo vit në këtë kohë me moton: Dita e Dredhzës- “Kosova 2010”.

Organizatorë të këtij evenimenti ka qenë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kuvendi Komunal në Skënderaj dhe  Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës ( IADK).

Në hapjen solemne të Ditës së Dredhzës ka folur  edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci, i cili, pasi i përgëzoi dhe uroj në emër të ministrisë fermerët e pranishmë për ekspozimin e fruteve të tyre në këtë panair, ministri Stavileci i ka inkurajuar ata duke thënë se MBPZHR-ja ka hartuar strategjinë për zhvillimin e Hortikulturës 2009-2013 dhe programin e përgatitur të granteve investuese për ngritjen e pemishteve të reja, serrave dhe vreshtave, si dhe përkrahjen me pajisje bujqësore për ekonomitë bujqësore.

“Përveç ofrimit të granteve investuese për projektet në sektorin e hortikulturës, jemi duke realizuar projektet e investimeve kapitale në rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemeve të ujitjes. Këto projekte krijojnë mundësi për aplikimin e teknologjive të reja (sistemi i ujitjes pikë-pikë) në prodhimtarinë e dredhëzave dhe kulturave të tjera bujqësore. Kemi prioritet edhe ngritjen e infrastrukturës dhe funksionimin e qendrave grumbulluese të pemëve dhe perimeve me qëllim të grumbullimit, ruajtjes dhe tregtimit të tyre”, tha ndër tjera ministri Stavileci.

  Zenel Bunjaku, përfaqësues i Iniciativës për Zhvillim të Bujqësisë së Kosovës, shprehu kënaqësinë që ai ndjen për të arriturat e farmerëve të  Skënderajt dhe kujton kohën kur ata kanë filluar të merren me këtë kulturë bujqësore nga zeroja. Ai tha se nga viti 2003, kur kemi filluar, sot kemi të gjitha varietetet e dredhëzës, të cilat janë të njohura në mbarë botën dhe se gjithmonë është duke u shtuar hapësira me mbjellje. “Farmerët tonë për një hektar tokë kultivojnë 3-4 tonë dredhëza , tha Bunjaku.

 Në këtë evenimane është paraqitur edhe Shoqata e grave të zonave rurale, të cilat janë të çertifikuara për prodhimtarinë e dredhëzave, jo vetëm dredhëzës  së freskët, por edhe në formë lëngu, reçeli dhe mermelate.
 
 Nënkryetari i Kuvendit Komunal të Skënderajt Abdyl Ymeri bëri të ditur  vullnetin e fermerëvë dhe dëshirën e tyre për t’u marrë me kultivimin e kësaj kulture ehde në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)