19 Prill 2024

Sipërfaqja tokësore e mbjellë me pemë është 7 788 ha

Prishtinë, 7 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për “Pemëtarinë në Republikën e Kosovës\" për vitin 2014. Ky është publikimi i tretë, që përfshin të dhënat nga Regjistrimi i Bujqësisë, 2014.

Por, në këtë publikim janë prezantuar edhe të dhënat për subvencionet dhe grantet investive në bujqësi, të dhënat nga anketat e ekonomive shtëpiake bujqësore, si dhe disa të dhëna nga Organizata për Bujqësi dhe Ushqim e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Në këtë publikim janë paraqitur të dhënat për sipërfaqet e përgjithshme të tokës bujqësore, sipërfaqet me kultura të përhershme, sipërfaqet me pemë, si: Pemët farore, pemët bërthamore, pemët thelbore, pemët e imta, fidanët e pemëve dhe makinat dhe mekanizmi ndihmës në ekonomitë bujqësore me plantacione të pemëve.

Të dhënat në këtë publikim janë prezantuar të agreguara në nivel të Kosovës, sipas rajoneve dhe sipas komunave (në disa raste). Në publikim janë prezantuar edhe madhësitë e klasave, si për nga numri i ekonomive bujqësore, ashtu edhe për nga sipërfaqja e plantacioneve të pemëve.

Rezultatet e Regjistrimit të Bujqësisë (RB) 2014 kanë treguar se nga sipërfaqja e përgjithshme e shfrytëzuar e tokës bujqësore, kulturat shumëvjeçare marrin pjesë me 1.9%.

Sipërfaqja tokësore e mbjellë me kultura shumëvjeçare është 7 788.23 ha. Pemët bëjnë pjesë ne grupin e kulturave shumëvjeçare dhe sipas të dhënave statistikore ky grup ka sipërfaqe prej 4 390.24 ha të mbjellë me pemë.

Nga kjo, 3 519.66 ha janë plantacione të pemëve. Numri i Ekonomive Bujqësore me plantacione të pemëve është 11 677, ndërsa ekonomi bujqësore që kultivojne trupa të pemëve në mënyrë ekstensive janë 95 064.

Ekonomitë Bujqësore me plantacione të pemëve kultivojnë mesatarisht 0.3 ha. Shumica e sipërfaqes së plantacioneve të pemëve është e kultivuar me mollë (56.1%) dhe kumbull (19.9%).

Mollët dhe kumbullat janë po ashtu llojet më të rëndësishme të pemëve të cilat kultivohen në pemishtet ekstensive të Kosovës (molla në këtë sektor është e përhapur me 34.3% dhe kumbulla 24.8%).

Në nivel global sipas statistikave të FAOSTAT-it, Kina zë vendin e parë në prodhimtarinë e frutave të pemëve 33.3 milionë tonë, e cila është gati gjysma e prodhimtarisë botërore, pastaj vijnë SHBA 4.3 milionë tonë.

Ndërsa, rreth 14.3 milionë tonë mollë janë prodhuar në 28 shtete të BE-së në vitin 2014. Mollët janë prodhuar pothuajse në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, por prodhuesit më të mëdhenj janë Polonia, Italia dhe Franca.

Sipas Regjistrimit të Bujqësisë në Republikën e Kosovës (RB) 2014, sipërfaqet e kultivuara të mollës në plantacion ishin gjithsej 1 973.19 ha. Sa i përket komunave, Istogu e ka sipërfaqen më
të madhe të kultivuar me mollë 272.63 ha, pastaj komuna e Pejës ka 176.70 ha, e pasuar nga komuna e Gjilanit 126.06 ha, komuna e Prishtinës 111,93 ha, Ferizaj 104.28 ha, Malisheva 96.58 ha, Skenderaj 94.55 ha dhe 27 komunat e tjera (së bashku) rreth 990.46ha.

Sa i përket dardhës, Azia si kontinent është prodhuesi me i madh i dardhës 49.23 % të prodhimtarisë botërore, pastaj vjen Evropa me 21.35 %. Prodhuesi më i madh i dardhës është Kina 15.2 milionë tonë, SHBA 0.74 milionë tonë. Prodhuesi më i madh i dardhës në Evropë në vitin 2010 (ËAPA, 2012) ishte Italia (680 000 tonë), Spanja (456 000 tonë dhe Belgjika (285 000 tonë).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)