19 Mars 2024

Siguria e ushqimeve sipas standardeve evropiane

Prishtinë, 5 maj - Një delegacion i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, i prirë nga z. Luciano Calestini,  dhe i shoqëruar  nga z. Shaip Muja, këshilltar i Kryeministrit në Qeverinë e Kosovës, kanë  qëndruar  sot për vizitë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Delegacioni është pritur nga ministri Blerand Stavileci dhe zv.ministri Sylë Sylani.

Temë qendrore e  këtij takim ka qenë hartimi i Ligjit për sigurinë e ushqimit , që ka të bëjë me pasurimin e miellit me acid folik dhe  sigurinë e   prodhimeve të tjera ushqimore sipas standardeve evropiane.  

Përfaqësues të UNICEF-it  kanë folur për rëndësinë e madhe që ka siguria e ushqimit për shëndetin e popullatës në përgjithësi, me theks të veçantë për fëmijët dhe gratë shtatzëna.

Më pas UNICEF-i ka shprehur gatishmërinë  e tij për të ndihmuar Ministrinë e Bujqësisë  në fushatën senzibilizuese të opinionit për vetëdijesimin e konsumatorëve  që të konsumojnë ushqim të sigurt dhe kualitativ, por ka siguruar edhe një sasi mjetesh për nevojat e tjera, në mënyrë që të plotësohen kërkesat për sigurinë e  ushqimit sipas standardeve  të BE-së.

Ministri Blerand Stavileci ka falënderuar  UNICEF-in për  kontributin substancial që po e jep në këtë fushëveprimtari shumë të rëndësishme  për shëndetin e njeriu.

Ai ka shprehur gatishmërinë që të thellojë bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me UNICEF-in dhe, ka thënë Stavileci,  sigurisht se MBPZHR-ja do të luaj një rol shumë aktiv në këtë drejtim.

Po ashtu, ka  nënvizuar ai, sa i përket aseteve financiare që kërkohen për implementimin e këtij projekti, ne do të bëjmë koordinim ndërministror me  MEF-in e MSH-në, në mënyrë që të realizohen të gjitha premisat që janë paraparë me projekt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)