19 Prill 2024

Shteti gjerman jep ndihma milionëshe për bujqit

Berlin, 24 gusht - Me gjithsej 340 milionë Euro federata dhe landet duan të ndihmojnë fermerët për shkak të të korrave të këqia si pasojë e thatësirës që po vazhdon prej muajsh në Gjermani.

Në sfondin e dëmit të shkaktuar prej thatësirës këtë verë federata do të mbulojë gjysmën e shumës së dëmit, tha ministrja e Bujqësisë Julia Klöckner në Berlin.

Shoqata federale e fermerëve gjermanë pati kërkuar me këmbëngulje ndihmë nga shteti. Fillimisht presidenti i shoqatës Joachim Rukëied vlerësoi një miliardë Euro si ndihmë e "dëshiruar".

Ai tha në Berlin, se synohet jo patjetër kjo shumë, por në radhë të parë duhet shpallur "gjendja e jashtëzakonshme kombëtare".

Kjo është e nevojshme në sfondin e të korrave shumë të këqia të drithrave. Sivjet është korrur 22 përqind më pak grurë e drithëra të tjera krahasuar me një vit më parë. Këtyre u shtohen edhe humbjet prej thatësirësh në të vjelat e pataveve, panxharsheqerit dhe ushqimeve për kafshë.

Në kushtet aktuale të thatësirë fermerët ngrenë edhe një problem tjetër të mprehtë që duhet ta zgjidhë politika: kthesën e nevojshme në sektorin e bujqësisë. 71 të gjermanëve ndryshimi i klimës, sipas një anketimi aktual, u shkakton shqetësime të mëdha.

Po ashtu edhe mirëqenia e kafshëve qendron në krye të agjendës së gjermanëve. Si mund të funksionojë kjo kur 500 gram mish derri ofrohet në supermarket për 2,50 Euro, ky është një fakt që duket se shumë nuk e nxjerrin në pah.

Në një botë të globalizuar, një ekonomi të orientuar nga eksporti si ajo gjermane, duhet guxim, sipas ekspertëve, për t'ua imponuar rregullat koncerneve agrare. Edhe konsumatorët vlerësohen si të papërgjegjshëm.

Kultivimi i bagëtisë në masë shkakton shumë probleme ekologjike. P.sh. edhe pse në Gjermani ka gjithnjë e më shumë vegjetarianë, mbetet konstant sasia e konsumimit të mishit.

Pra apeli i drejtuar shtetit për ndihmë nuk ka të bëjë vetëm me emergjencën e shkaktuar nga thatësira.

Në ferma mungojnë edhe punëtorët e rinj, të cilët lalrgohen nga zonat rurale. Në disa zona të Brandenburgut p.sh. pothuajse nuk ka mbetur më asnjë hapësirë agrare. Fermat familjare detyrohen ta ndërpresin aktivitetin si jo rentabël.

Si një pjesë e zgjidhjes sugjerohen ferma më të fuqishme familjare, të cilat punojnë me standarde ekologjike duke i kushtuar vëmendje edhe ndryshimit të klimës.

Por kjo është vetëm një pjesë e zgjidhjes, sepse efekti që do të ketë ndihma e emergjences nga federata për thatësirën, do të diskutohet tani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)