19 Prill 2024

Shqipëri, rriten eksportet bujqësore

Tiranë, 3 gusht - Në Shqipëri, eksportet bujqësore për 6-mujorin e parë të vitit janë rritur me rreth 2 miliardë lekë, duke regjistruar shifrën e 16.3 miliardë lekë.

Sipas statistikave të dikasterit të Bujqësisë, në gjysmën e parë të këtij viti, vihet re se harta e produkteve bujqësore që eksportohen jashtë vendit, kryesohet nga zëri blegtori, bujqësi, agroindustri dhe peshkim.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se rritja e prodhimit vendas dhe kërkesa e shtuar nga tregjet e huaja për prodhimet "Made in Albania", po ruan trendin pozitiv të eksporteve bujqësore shqiptare.

Ndër produktet që më të kërkuara mbeten produktet si domate, qepë, karota, rrepa, zarzavate të tjera, agrumet, si dhe një pjesë e konsiderueshme e frutave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)