22 Shtator 2021

Shpërndahen pakot për mbështetje bujqësore për fermerët në regjionin e Prishtinës

Prishtinë, 23 korrik - Në kuadër të Projektit  “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Gjithëpërfshirës Ekonomik Rural” (SIRED), sot u bë shpërndarja e pakove për mbështetje bujqësore për fermerët në regjionin e Prishtinës që vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Komunës së Prishtinës me Zyrën Austriake për Bashkëpunim dhe Caritas-in Zviceran në Kosovë. Përveç përfaqësuesve të institucioneve të lartpërmendura  pjesë e ceremonisë ishin edhe fermerët nga regjioni i Prishtinës si dhe Shoqata Nacionale “Mjedra e Kosovës” dhe “EuroFruti” si partnerë te projektit.

Përfaqësuesi i Komunës së Prishtinës nga Drejtoria e Bujqësisë, z. Fexhri Hyseni theksoj se bashkëpunimi në mes të Agjencisë Austriake për Bashkëpunim, Caritas-it Zviceran dhe Komunës së Prishtinës po vazhdon dhe se përkrahja e sektorit të mjedrave dhe fermerëve në Komunën e Prishtinës do të jetë një shembull i mirë që ka potencial për zhvillim të sektorit të bujqësisë.

Drejtoresha e Zyrës Austriake për Bashkëpunim, znj. Sandra Horina theksoi që qëllimi i projektit ka qenë dhe vazhdon të jetë “përkrahja e agrikulturës por edhe ofrimi i përkrahjes për njerëzit për gjenerim të të hyrave vetanake, si dhe ofrimi i ndihmës për familjet që të qëndrojnë dhe kontribuojnë në këtë vend”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formon grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme  për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes formës online, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronëssi dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë 'Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina' me Holden Triplett Agjenti Special i FBI -së dhe Drejtor për Kundërzbulimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ret. (https://zoom.us/j/98242813908?pwd=cFBiZGdMV3pRTTV3RDJBbTE5UEtVQT09, ora 16:00)