29 Mars 2024

Shënohet dita e hapur fushore për bimë mjekësore dhe aromatike

Prishtinë, 26 korrik - Zëvendës drejtori i misionit të USAID-it Mike de la Rosa, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, do t’u bashkangjitet fermerëve me rastin e ditës së hapur fushore për bimë mjekësore dhe aromatike. 

Ky eveniment është paraparë të mbahet sot në Qendren e grumbullimit Agroshqiponja në Malishevë.

Agroshqiponja ka një dekadë përvojë në fushën e mbledhjes së produkteve pyjore jo-drunore (PPJD) dhe kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA). 

USAID-i, përmes programit të tij Bujqësia për Zhvillim dhe Mundësi Rurale (AGRO), i akordoi Agroshqiponjës një grant për kultivimin e gjashtë llojeve të ndrshme të BMA (mullaga e zezë, kumaku, lule misri i kuq dhe i kaltërt, origanoja dhe balsami i limonit) në bashkëpunim me 50 gra kultivuese në gjashtë komuna të ndryshme.      

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)