16 Prill 2024

Sërish pritet të rritet çmimit i bukës

Prishtinë, 14 shkurt - Furrtarët vendorë kanë paralajmëruar sërish ngritjen e çmimit të bukës.

Ndonëse në Kosovë nuk ka çmim unik të këtij artikulli, shumë prej tyre kanë thënë se një bukë 400 gramësh prej sot do të shitet 45 centë. 

Kryetari i shoqatës së prodhuesve të bukës, Halit Xoxa, thotë se rritja e çmimit të bukës është reflektim i rritjes së çmimit të grurit dhe miellit në tregun botëror.

“Për veç miellit, edhe faktorë tjerë, gjegjësisht përbërësit tjerë të bukës, si vaji, sheqeri, kripa, energjia elektrike, gazi, derivatet e naftës e shumë produkte te tjera, kanë pësuar ngritje të çmimit, dhe furrtarët janë të shtrënguar dhe të shqetësuar,  se patjetër të dalin më çmime tjera, ose furrave të tyre të ia vënë çelësin” ka deklaruar Xoxa.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)