23 Tetor 2019

Sektori i bujqësisë me potencial për rritje të eksporteve në Kosovë

Prishtinë, 3 maj - Oda Ekonomike e Kosovës  në bashkëpunim me GIZ, në kuadër të projektit Fondi Rajonal i Hapur - Tregtia e Jashtme,  kanë realizuar një studim në nivel rajonal mbi gatishmërinë për eksport të sektorit të bujqësisë, respektivisht sektorit të pemëve dhe perimeve. Në nivel rajonal anketimi ka përfshirë 146 kompani, prej të cilave 43 ishin nga Kosova, 36 nga Serbia, 21 nga Bosnja dhe Hercegovina, 19 nga Maqedonia, 15 nga Shqipëria dhe 12 nga Mali i Zi.

Kompanitë kosovare të këtij sektori ndër barrierat kryesore në tregun vendor kanë përmendur vështirësitë në gjetjen e distributorëve (49%), certifikimet e sigurisë ushqimore (37%), treg i vogël për produktet ushqimore (33%), vështirësi në casjen në financa (26%), kostoja e lartë e lëndës së parë (23%) dhe gjetja e stafit të përgatitur mirë për shitje (23%). Megjithatë, në nivel kombëtar, sipas kompanive respondente, zhvillimi i këtyre kompanive ka qenë i kënaqshëm (49%) konform kushteve dhe ambientit binzesor në vend. Arsyjet kryesore për mos zhvillim të pjesës tjetër të kompanive janë përmendur të jenë  produktet e shumta nga tregjet e huaja, ekonomia informale, klientët nuk paguajnë me kohë; mungesa e fuqisë punëtore; konkurrenca nga jashtë/importi; mungesa e tregut, monopolet e krijuara nga politika; cmime të ulta të konkurrencës; investimet e kufizuara në teknologji të re dhe në stafin profesional, etj.

Tutje, mbi gjysma e kompanive të anketuara kanë deklaruar që mund të eksportojnë me kapacitetet aktuale, ndërsa për rreth 9% të kompanive pjesëmarrëse në studim përfshirja në eksport do të kërkonte investime të shumta dhe të papërballueshme për ta. Rreth 21% e kompanive nuk kanë informatën e duhur se cfarë u nevojitet për të eksportuar produktet e tyre. Mungesa e laboratoreve të akredituara në Kosovë mbetet sfidë për mbi 20% të kompanive të këtij sektori, duke rritur kështu koston e prodhimit dhe duke ndikuar në rritjen e cmimit final të produkteve tona, si rrjedhojë edhe aftësia konkurruese e cmimeve mbetet më e vogël. Rreth 19% e kompanive kanë deklaruar të mos posedojnë aktualisht asnjë certifikim ndërkombëtar, ndërsa një pjesë e madhe e tyre posedojnë Global GAP, dhe HACCP.

Sidoqoftë, nga 35% e kompanive që eksportojnë rregullisht destinacion kryesor i eksporteve janë vendet e rajonit/CEFTA, Gjermani, Holandë, Zvicër, Itali, Francë, Bullgari, etj.  42% e kompanive që aktualisht nuk eksportojnë kanë provuar të qasen në tregjet e huaja, por pa pasur sukses. Arsye e dështimit mbeten barrierat jotarifore dhe politike, mungesa e qasjes në informata në vendin e destinacionit, taksat e larta, mos përmbushja e marrëveshjeve, konkurrenca e padrejtë, etj.

Në nivel rajonal (krahasuar me vendet e Ballkanit Perendimor), pothuajse të gjitha kompanitë bëjnë analiza të brendshme ose posedojnë certifikime;

• 78% e kompanive të të gjithë rajonit konsiderojnë produktet e tyre të jenë në përputhje me rregulloret e BE-së dhe standardet e sigurisë, përvec shkallës së ulët në Kosovë dhe Mal të Zi.

• 51% e kompanive kanë HACCP (Maqedoni 95%, Kosovë 23%); 23% Global GAP; 15% nuk kanë certifikim (19% në Kosovë)

• 34% provuan tregjet e reja të eksportit pa sukses; arsyet kryesore: kushtet e pagesës, mungesa e mbështetjes shtetërore, konkurrenca e pandershme;

• Pengesat kryesore: konkurrenca në çmim (44%), aksesi në rrjetet e shitjes (40%), qasja në financa (38%).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)