29 Mars 2024

Rusia zgjat kohën e ndalimit të eksportit të drithrave

Moskë, 3 shtator - Kryeminstri rus Vladimir Putin ka zgjatur kohën e ndalimit të eksporteve të grurit dhe drithrave të tjera, të vendosur për shkak të thatësirës.

Një vendim tjetër do të merret pas të korrave të vitit të ardhshëm, njoftoi Putini. Në këtë mënyrë duhet siguruar \"stabiliteti dhe prognozat për tregtarët\".

Në fund të muajit gusht, Moska njoftoi ndalimin e eksporteve të drithrave deri në fund të vitit.

Thatësira ka shkatërruar 20 për qind të prodhimit të drithrave këtë vit duke shkaktuar rritjen e çmimeve. Në vitin 2009, Rusia ishte eksportuesi i tretë i drithrave në botë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)