20 Prill 2024

Rusia po rifillon importin e perimeve nga Republika Çeke dhe Greqia

Moskë, 11 korrik - Shërbimi Federal për monitorimin e respektimit të të drejtave të konsumatorëve dhe mirëqenies së njeriut i Rusisë (“Rospotrebnadzor”) rifilloi importin e perimeve nga Republika Çeke dhe Greqia.

Në këtë mënyrë Rusia lejoi tashmë importin e perimeve nga 6 vende të Evropës (më parë lejen për furnizimin e produkteve të veta në tregun rus e siguruan Holanda, Spanja, Belgjika dhe Danimarka).

Furnizimet e perimeve do të realizon “në regjim të veçantë pranimi” me konfirmim të sigurisë së çdo partie perimesh.


Më 2 qershor Rusia vendosi një ndalim total në importet e perimeve nga BE për shkak të shpërthimit atje të infeksionit të rrezikshëm intestinal. Viktima  të tij në Evropë u bënë më shumë se 50 veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)