19 Prill 2024

Rusia pjesërisht pezulloi ndalesën për eksport të grurit

Moskë, 2 shtator - Rusia pjesërisht pezulloi embargon e përkohshme për eksport të grurit, të vendosur muajin e kaluar, duke mundësuar eksport në raste të posaçme si ndihmë humanitare, publikoi Qeveria.

Ndalesa nuk do të ndikojë në eksportin e nevojshëm për përmbushjen e një numri të madh të marrëveshjeve ndërkombëtare të Rusisë, duke përfshirë eksportin e produkteve të grurit për ndihmë humanitare, transmeton Bgnes.

Thatësia shkatërroi një të katërtën e korrjeve ruse gjatë kësaj vere, ndërsa kryeministri Vlladimir Putin firmosi një dekret në fillim në gushtit me të cilin vendosej ndalesë për eksport të grurit prej 15 gushtit deri më 31 dhjetor.

Më vonë Putini sqaroi se Qeveria mund ta vazhdojë embargon edhe pas kësaj date.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)